Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Laçi-Skënderbeu. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0-0

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin.

Laçi kërkon fitoren e radhës për të luajtur deri në fund shanset e titullit. Skuadra kurbinase është vetëm tri pikë nga Teuta kryesuese, por së pari sot duhet të marrë triumfin në shtëpi, e më pas të presë ndonjë hap fals të rivalëve. Në ndeshjen e vetme që këtë kampionat ka zhvilluar me korçarët në Laç, skuadra e Shpëtim Duros ka lënë dy pikë, teksa ka barazuar 1-1.

Nga ana tjetër korçarët në ndeshjet e fundit kanë treguar formë të shkëlqyer dhe do të kërkojnë të vazhdojnë me këto ritme, pasi mbijetesa tashmë duket më afër se kurrë.

 

LIVE/ Laçi – Skënderbeu 0-0

KOMENTI LIVE:

24′ Laçi më kërkues, Deliu gjuan nga jashtë zone, devijohet. Sfera e kthyer, gjuan shehu, por jashtë kuadratit.

17’ Momente tensioni në fushë, mbrojtësi i Skënderbeut Vangjerl Zguro përplaset me futbollistin e Laçit, Regi Lushkja, pas një ndërhyrje të gabuar të këtij të fundit. Xhaja i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

16’ Vendasit në sulm, sfera në qendër te Mazrekaj fort por devijohet në këndore. Ekzekutohet, Ignajoviç me kokë, pret Rexhepi.

15′ Ndërhyrje e gabuar e Dumfur në mesfushë ndaj Shehut. Xhaja e ndëshkon me të verdhë.

7’ Shpëton për mrekulli porta e Laçit. Meksi vë në provë Sherrin me një gjuajtje nga jashtë zone, me portierin e kurbinasve që largon fillimisht, me topin që shkon te Mensah, por ky I fundit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

4’ Zulfiu rrëzohet në zonë, pas një ndërhyrje të Zguros, por arbitri e konsideron gjithçka të rregullt dhe vazhdon lojën.

2’ Një aksion i miqve nga e majta, Berisha në zonë, krijon hapësirën, gjuan në pozicion diagonal me të majtën dhe sfera kalon pasqyrën e portës, jashtë.

Starton sfida!

Related posts

TOTTENHAM KRYEN TESTET E FUNDIT/ Shënohet goli i parë në stadiumit më të shtrenjtë në botë (VIDEO)

Delo.autor

GJIMSHITI & CO GATI PËR HAKMARRJEN E VITIT TË KALUAR/ 100 gola diferencë, Milani në “avantazh” ndaj Atalantës

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ U përfol se Salah është prekur nga epidemia, reagon ashpër agjenti i tij

Delo.autor

Leave a Comment