Futboll Shqipëri Sport

Lista U19/ Vjen sulmuesi që tenton të rrëmbejë Greqia, talente nga Superiorja

Trajneri i Kombëtares U19, Erjon Bogdani ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet që Shqipëria do të luajë në datat 18 dhe 20 nëntor ndaj Rumanisë në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Në listën e bërë publike nga tekniku i të rinjve, vihet re një prezencë e lartë e futbollistëve që vijnë nga Europa. E veçanta e kësaj liste, është edhe sulmuesi i Olimpiakosit, Emiljano Bullari që po kërkohet me ngul nga Greqia. Nga kampionati belg, ka ardhur edhe Blerind Morina që aktivizohet te Ostende, skuadër ku luan edhe Guri.

Nga kampionati shqiptar janë Livio Malaj i Partizanit, Arinaldo Rrapaj i Flamurtarit e Ernest Muçi i Tiranës mes shumë të tjerëve. Këta dy të fundit kanë luajtur edhe në Superiore me ekipet e tyre, pavarësisht moshës relativisht të re.

Related posts

Rafinha tek Interi? Mediat Italiane: “Tani është një fakt i kryer”

Q.Autor

SKANDAL NË NOVERGJI/ Televizioni Publik e cilëson Prishtinën si skuadër serbe

Delo.autor

EVENTI I TMERRSHËM/ Mourinho u fut frikën në palcë futbollistëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment