Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Drithërima në portën e Koliçit, Asani bën me zemër tifozët vlonjatë (VIDEO)

Kategoria Superiore rikthehet pas 1 jave pushim për shkak të angazhimit të ekipit kombëtar. Flamurtari- Partizani është super sfida që ngreh siparin e javës së 14-të.

Vlonjatët e Ilir Dajës do të kërkojnë kthesën pas rezultateve jo fort pozitive në ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes minimale në Korçë, teksa më parë kishin barazuar pa gola në shtëpi ndaj Luftëtarit.

Nga ana tjetër “Demat e Kuq” janë duke kaluar një moment mjaft të mirë dhe kërkojnë vijimësinë në kampionat. 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit kanë bërë me krahë skuadrën e Skënder Gegës që ëndërron titullin kampion pas shumë vitesh.

12 është diferenca e pikëve mes Flamurtarit dhe Partizanit. Të kuqtë kanë grumbulluar 19 pikë në 13 ndeshje, ndërsa të kuqtë 31.

flamurtari-luftetari-fundi-i-pjeses-se-pare-750x430

Në 3 përballjet e fundit në kampionat, fitimtare ka dalë skuadra kryeqytetase. Fitorja e fundit e Flamurtarit ndaj Partizanit në kampionat, datën më 26 janar të këtij viti, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të Bushiç me 11-metërsh në sekondat e fundit të lojës.

LIVE| FLAMURTARI-PARTIZANI 1-0

Bushiç 9′ 

KOMENTI LIVE: 

76′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kale në fushë Musta.

75′ Xhika fiton një duel shpejtësie me Bushiç, topi shkon më pas te Mustafa që provon me një gjuajtje nga mesi i fushë, por jashtë kuadratit.

74′ Atanda i heq një mundësi shënimi Belicës, duke goditur me kokë topin e harkuar nga e majta. Mbrapa tij ndodhej Belica në një pozicion më të favorshëm.

70’ Sulm i shpejtë i Partizanit, harkim nga e majta në shtyllën e dytë për Asanin, gjuajtja e tij me kokë drithëron vlonjatët por ndalet në rrjetën e jashtme në të majtë të Koliçit.

67′ Zëvendësim te Partizani, largohet Esat Mala në fushën e lojës shkodrani Rubin Hebaj.

63′ Pranë golit të dytë Flamurtari. Kotobelli harkon një top të bukur në zonë për Bushiç, por reagon mjaft bukur portieri Xhika, që nuk lejon topin të shkojë te kapiteni i vlonjatëve.

57′ Alla gjuan bukur me të djathtën nga jashtë zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

50′ Provon Loren Trashi, por topi përplaset në mur.

49′ Drithërima në portin e Flamurtarit,  goditje dënimi për Partizanin në hyrje të zonës.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime.

Mbylllet pjesa e parë, 1-0. 

40′ Sërish rrezikshëm Partizani. Telushi provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet nga Alla dhe bëhet i vështirë për portierin Koliçi, i cilit i duhej të zgjatej për të evituar golin.

36′ Provon të rrezikojë Partizani me Trashin që gjuan bukur nga jashtë zonë, fantastik reagimi i Koliçi që grushton topin.

34′ Kale provon të bëjë protagonistin, duke lëshuar një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

31′ Kotobelli hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por largon Atanda.

28′ Hila lëshon një të majtë potente nga jashtë zonës, devijon me kokë Alla që e dërgon topin në këndore.

26′ Batha provon me një skemë nga goditja e dënimit,  të servirë Useinin, por kuptojnë futbollistët e Partizanit që largojnë rrezikun në këndore.

20’ Dy goditja nga këndi radhazi për Partizanin, por nuk shfrytëzohen siç duhet nga skuadra kryeqytetase.

17′ Tjetë mundësi e mirë për Flamurtarin me Useinin, por mesfushori nuk arrin të përfitojë, teksa gjuajtja e tij është ndalur nga Belica.

16′ Hila, Kale dhe Asani ndëshkohen me karton të verdhë për tensionin e krijuar.

15′ Tension në stadiumin “Flamurtari” pas një ndërhyrje të gabuar të Hilës ndaj Kalesë.

13′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Useinit.

9′ GOOOOOL FLAMURTARI 1-0. Zhbllokohet sfida. Bushiç kalon në avantazh vlonjatët, pas një asist mjaft të bukur nga Kale. Kapiteni kuqezi i vjedh kohë mbrojtësave dhe godet bukur me kokë duke tundur rrjetën. 

6′ Kale provon me një goditje në hyrje të zonës, por gjuajtja shkon jashtë kuadratit.

3′ Alla provon me një gjuajtje nga brenda zonë, por nuk kordinohet siç duhet, topi shkon në duart e Xhikës.

2′ Torasa fiton goditjen e parë nga këndi, rrezikojnë vlonjatët që e nisin ndeshjen në sulm.

1′ Ka startuar super sfida në Vlorë.

Related posts

NBA/ Mori leje për të shkuar në funeral, basketbollisti i njohur kapet “mat” në Strip

Delo.autor

Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

Q.Autor

LEGANES-REAL MADRID/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

Leave a Comment