Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E “DJAJVE”: “Mourinho nuk bën, ja kush duhet të drejtojë Man United”

Të tjera kritika për José Mourinho. Sërish nga një tjetër ish-futbollist i Manchester United, kësaj here në fakt nga një legjendë e vërtetë e “Djajve të Kuq”. Kësaj here ai që “ekzekuton” “Special One” është Eric Cantona, që në Angli ka komentuar pa rrugë të ndërmjetme paraqitjet e fundit të Manchester United, përfshirë edhe dështimin më të fundit në Champions League, atë ndaj Juventus: “Është mënyra me të cilën luan United që nuk më bind. Në futboll edhe mund të humbësh, por të paktën ndonjë rrezik edhe mund të ndërmerret. Juventus ka fituar me 70% të administrimit të topit. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë nën drejtimin e Ferguson. Në lidhje me Mourinhon më vjen të them vetëm se nuk është njeriu i duhur për Manchester United”.

Cantona me Manchester United ka fituar 4 tituj kampion në Premier League dhe 2 Fa Cup në pesë sezone, gjithmonë nën lidershipin e Sir Alex Ferguson. Në lidhje me të ardhmen nuk është aspak optimist. “Po humbasim një gjeneratë shumë të mirë talentesh, që nuk mund të inspirohen nga ky tip futbolli. Shumica identifikohen te loja që bën kundërshtari aktual, Manchester City, kjo është e papranueshme. Te United nuk i japin kurrë një shans ish-futbollistëve, që njohin shumë mirë identitetin dhe filozofinë e klubit. Nuk e them sepse kam ambicie për pankinën, por vetëm sepse është e vërteta. Giggs? Çdo ish-futbollist do të dëshironte të drejtonte United, sipas meje duhet t’i japin një shans”, deklaroi Cantona.

Related posts

Anglezët me sytë nga Henderson/ Zbuloni rekordin e pabesueshëm të mesfushorit

Isa.Autor

DE LIGT LOJTARI I RI I JUVENTUS/ Flet agjenti Raiola: Ka mentalitetin e Nedved dhe ambicien e…

Delo.autor

UEFA ka publikuar ekipin e javës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment