Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI: Starton pjesa e dytë, verilindorët kërkojnë të shpëtojnë takimin (video)

Ka startuar takimi mes Kukësit dhe Flamurtarit që po luhet në stadiumin e Kamzës. Verilindorët ndodhen në vendin e 3-të me 19 pikë, ndërsa vlonjatët në vendin e 5-të me 15 pikë.

bandicam 2018-11-02 14-02-47-593

Për Cungun ka startuar nga minuta e parë Shameti, që vuante nga një dëmtim. Daja nga ana tjetër ka bërë ndryshime pasi vuan mungesën e Mustës dhe Bathës.

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI 0-2

Veliu 39′, Danilo Alvesh 45′

KOMENTI

45’Rinis takimi.

PJESA E DYTË

45+2’ Përfundoj pjesa e parë.

45’ Dy mintua shtesë nga gjyqtari.

45’ GOOL. Kundërsulm i vlonajtëve pas një rast të patër të Rexhinaldos, Alvesh merr topin, pason te Bushiç dhe ky i fundit ia kthen brazilianit i cili tregohet gjakftohtë përpara portës.

Gol i Flamurtarit, Danilo Alvesh on Vidnews.

39’GOOOL. Shënon Franc Veliu për vlonjatët. Krosim i Torasës nga faulli, provon me kokë Bushiç, topi përfundon te Veliu, i cili me 2 tentativa e çon topin në rrjetë

gol Flamurtari, Veliu on Vidnews.

35’ Aksion i gjatë i vlonjatëve që nisi me një goditje dënimi. Useini ka stopuar një top ka goditur drejt portës, por ka qenë shumë e lehtë. Frashëri kontrollon lehtësisht.

32’ Manovër e mirë e Kotobellit nga e majta që depërton mirë, kroson por Shameti është pozicional. Bushiç po priste nga prapa…

28’ Pollozhani rrezikon të verdhin pas ndërhyrjes ndaj Rexhinaldos. Ky i fundit i numëron ndërhyrjet kryesorit Sokoli, por qëndërmbrojtësi ia hedh paq.

25’ Goditje dënimi për Kukësin, kroson Zguro drejt zonës, gjen Cuculin me kokë, por mbrojtësi nuk ka shënjestrën e duhur.

17’ Dëmtim i Danilo Avleshit, por futbollisti jep “OK” se mund të vazhdojë.

13’ Rasti i artë për Flamurtarin, por Maliqi bëhet shpëtimtar. Torasa kalon mirë nga e djathta, kroson në zonë dhe përpara se Bushiç ta shtynte në rrjetë ndërhyn mbrojtësi i Kukësit.

Rasti i Flamurtarit on Vidnews.

12’ Moment pasigurie në zonën vlonajte. Pas një krosimi nga goditja e këndit Koliçi është i pasigurt por e kap topin në 2 kohë.

11’ Ndalon loja për një moment, Stivi Frashëri ndërron fanellën pasi ishte e përafërt me atë të lojtarëve të Flamurtarit.

8’ Zguro kroson mirë nga e majta, por topi gjen duart e Koliçit.

6’ Zbritje e mirë e Kukësit nga e djathta me Maliqin, del fitues në një duel me Useinin dhe mund të ishte në pozicion të mirë drejt portës, por arbitri akordon faull në favor të vlonjatëve.

1′ Starton sfida.

Related posts

“NJË GODITJE E MADHE NË MERKATO”/ Usain Bolt komenton rikthimin e Ronaldo te Manchester United

Delo.autor

Në Spanjë bëjnë gati kontratën, Bale ka në dorë të ardhmen

Sadik.Autor

DËSHTIM TOTAL/ Shqipëria tjetër zhgënjim me Zvicrën, “poker” humbjesh për vajzat kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment