Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Flamurtari: Rihapet sfida, shënon Kukësi me mesfushorin Shepher (VIDEO)

Kukësi pret në Kamzë ekipin e Flamurtarit në kuadër të javës së 11 të Kategorisë Superiore. Ndryshe nga ndeshjet e tjera që Kukësi i ka luajtur në Shkodër dhe Elbasan, këtë radhë është zgjedhur Kamza për shkak të tifozëve, ndërkohë që edhe hyrja në stadium është falas.

Sa i përket formacioneve, Armando Cungu ka rikthyer si titullar Vesel Limajn dhe Valon Et’hemin të cilët në takimin e fundit ishin të ulur në stol. Nga ana tjetër, Daja ka një rikthim të rëndësishëm, me Mustafën që ka lënë pas dëmtimin , ndërkohë që edhe Ribaj është titullar.

FSHF ka vendosur të ndryshojë edhe gjyqtarin, duke hequr Blerim Zirin. Takimi i është besuar Olsi Sokolit, pas kundërshtimeve të Flamurtarit, në lidhje me gjykimin, duke qenë se Ziri ishte i afërm me Ramadan Ndreun.

Minutë pas minute: 

49′ GOOOL Kukësi! Uilliam Kordeiro luan mirë nga e majta me topin dhe në hyrje të zonës kroson në zonë, aty ku gjen Shephar që godet me kokë duke shënuar golin e parë për Kukësin.

46’ Nis pjesa e dytë, me dy ndërrime te Kukësi. Largohen Vesel Limaj dhe Valon Et’hemi, ndërkohë që vendin e tyre e zënë Shpehar dhe Kalaja.

“Nuk jam i kënaqur me këtë pjesë të parë. Shpresoj të shënojmë edhe një gol tjetër në pjesën e dytë dhe të mbyllim ndeshjen. Unë po bëj vetëm punën time në portë”, u shpreh Koliçi në përfundim të pjesës së parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Flamurtari 0-2.

45′ GOOOL Flamurtari! Mundësi mjaft e mirë për Kukësin me anë të Rexhinaldos i cili i vetëm përballë Koliçit ka gabuar, ndërkohë që në kundërsulm të shpejtë Flamurtari, ka shënuar Alvesh duke ndëshkuar për herë të dytë Kukësin.

43’ Torasa godet nga distanca, por ndal Frashëri megjithëse me vështirësi.

39′ GOOOL Flamurtari. Krosim në zonë dhe Veliu godet me kokë, por ndal Shameti në zonë fatale, ndërkohë që Bushiç godet sërish, por është Frashëri ai që pret, ndërkohë që në provën e tretë, ka shënuar Franc Veliu.

34’ Goditje dënimi për Flamurtarin. Godet Pollozhani, por topi përplaset në mur. Megjithatë vazhdon sulmi dhe është Hyseni ai që godet nga jashtë zone, por topi shkon lehtë te Frashëri.

32’ Kotobelli merr mirë krahun në të majtë dhe kroson në zonë, por Shameti largon topin nga zona.

30’ Kordeiro mundohet të hyjë mes 4 futbollistëve, por e dorëzon topin te portieri Koliçi.

29’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Rexhinaldos. Kroson lart Zguro, por goditja me kokë e Shametit shkon në duart e portierit.

28’ Tjetër mundësi e mirë shënimi për Flamurtarin. Krosimi i ulët në zonë për Torasën i cili ndodhet pak më mbrapa topit, ndërkohë që në tentativë për të goditur, shkakton faull në sulm.

25’ Krosim i lartë në zonën e Flamurtarit, por goditja me kokë është plotësisht e gabuar.

24’ Shkodra mes dy futbollistëve mundohet të driblojë, por ka një ndërhyrje të gabuar ndaj tij. Largohet Shkodra jashtë fushave të blerta për të marrë ndihmën e stafit mjekësor.

21’ Minuta të mira për Flamurtarin që mbetet në sulm. Torasa mundohet të driblojë Zguron, por ky i fundit ia del këtë radhë duke larguar.

18’ Tjetër gabim nga ana e Zguros që i dorëzon sërish topin Torasës. Ky i fundit kroson në zonë për Bushiçin, por edhe njëherë tjetër mbyll mirë Maliqi.

14’ Bushiç humbet një rast të artë. Torasa fiton mirë topin ndaj Zguros dhe hyn në zonë duke krosuar për Bushiçin, por ky i fundit pret topin në vend dhe vjen Maliqi që largon në goditje nga këndi.

12’ Et’hemi fiton një goditje nga këndi në këto momente. Vjen krosimi i lartë në zonë, por Koliçi del duke ndalur në dy kohë .

10’ Ndalet loja, pasi Stivi Frashëri ndërron fanellën duke hequr të zezën, për të veshur të verdhën në mënyrë që të dallohet lehtësisht nga lojtarët e Flamurtarit.

8’ Tjetër sulm nga verilindorët me anë të Shafik dhe Zguros. Ky i fundit kroson në zonë, por sërish gabon duke e çuar topin në duart e portierit Koliçi.

7’ Alvesh provon të krosojë në zonë, por largon Cuculi në goditje nga këndi. Torasa kroson ulët në shtyllën e parë, por topi largohet nga zona e Kukësit.

6’ Shafik nis një top në të djathtë për Maliqin i cili mundohet të krosojë në zonë, por shkakton faull në sulm.

4’ Lojë e qetë në Kamzë, me të dyja skuadrat që mundohen të dalin para me topa të gjatë dhe me krosime.

1’ Nis sfida në Kamzë me Kukësin në sulm që mundohet të befasojë vlonjatët që në minutën e parë. Zguro kroson në zonë, por Koliçi del duke ndalur.

Related posts

Iniesta: Nuk do të habitesha fare nëse Neymar shkon te Real Madridi…

Sadik.Autor

EURO 2020/ Holanda triumfon me manita, Gjermania tërmet “6 ballë dhe shkon si kryesuese në Europian

Delo.autor

FULHAM-MANCHESTER CITY/ Pas një asist nga Cancelo, mbrojtësi Stones zhbllokon sfidën për “Qytetarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment