Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Pjesa e parë mbyllet me gol të anuluar, Memelli sulmon gjyqtarët (VIDEO)

Luftëtari dhe Laçi luajnë sot në një stadium të boshatisur në Gjirokastër për shkak të dënimit të dhënë nga KDS për skuadrën gjirokastrite. Por kjo nuk është veçantia e vetme e ndeshjes së sotme. Të veçantë janë edhe emrat që ulen në stolin e dy skuadrave.

Mezani drejtoi vitin e kaluar Laçin drejt Europës, ndërsa kërkon tashmë të vazhdojë ngjitjen me Luftëtarin në kampionat, me shpresën që të marrë fund sa më shpejt kriza e dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë kushtëzuar në zgjedhjet e tij deri tani.

Ndërsa te kurbinasit, debuton në stol Migen Memelli, i përzgjedhur përkohësisht si trajner pas largimit të Artan Mërgjyshit gjatë javës së kaluar. Pas kësaj ndeshje do të vendoset nëse ish-sulmuesi do të vazhdojë të mbulojë këtë rol në stolin e kurbinasve edhe në vazhdimin e sezonit, apo presidenca e klubit do të caktojë një trajner tjetër. /vipsport.al/

MINUTË PAS MINUTE

45’+1’ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë.

45’+1’ Shënon Laçi, por anulohet goli i kurbinasve për faull në sulm.

45′ Jepet një minutë shtesë.

43’ Ndeshja ndërpritet për rreth dy minuta për një dëmtim të Altiparmakovskit.

39’ Hoxha provon me një predhë nga rreth 30 metra, sfera kalon jashtë për pak jashtë me Selmanin që e shoqëron me një hedhje.

33’ Lojë plotësisht e hapur në këto momente, me sulme sa në njërën gjysmëfushë, edhe në tjetrën, por askush nuk arrin të gjejë rrjetën në një duel i cili për momentin është i barabartë në rezultat por edhe lojë.

28’ Zhvendoset situata në portën tjetër, Milosavljev ka mundësi të gjuajë në portën e Selmanit por nuk kalon portierin edhe pse në pozicion të favorshëm.

26’ Pas një goditje dënimi të Laçit, Toro shfaqet i vetëm para portës, megjithatë gabon gjithçka në momentin e gjuajtjes duke e shtyrë lehtë sferën dhe Ruçi ka mundësinë të kontrollojë topin.

24’ Shtubina nga e djathta harkon përsëri në zonën e gjirokastriteve, por nuk gjen aty Altiparmakovskin, me Liçajn që largon sferën me kokë.

20’ Aksion i shpejtë në krahun e majtë të vendasve me një kombinim të bukur të dyshes Milosavljev-Xhekson, Ky i fundit gjuan shumë pranë portës por Gjoni me një ndërhyrje vendimtare devijon sferën në rrjetë.

14’ Shtubina nga krahu i djathtë është vazhdimisht një problem për prapavijën e Luftëtarit pasi gjen hapësira të nise aksione të rrezikshme. Këtë radhë, harkimi i tij nuk gjen Gjonin, i pozicionuar në zonë pas zhvillimit të një goditje nga këndi, me mbrojtjen që largon me vështirësi.

13’ Harkim nga e djathta i Liçajt, topi largohet nga Gjoni por mbërrin te Rroca i cili gjuan nga jashtë zonës por pa gjetur katërkëndorin e Selmanit.

6’ Provon edhe Laçi me një kundërzbritje të shpejtë të dyshes Fangaj-Shtubina me këtë të fundit i cili gjuan në portë, por sfera devijohet jashtë në goditje nga këndi nga mbrojtja vendase.

5’ Gjirokastritët janë shumë më agresiv në minutat e para, duke provuar me disa harkime radhazi nga krahët, por pa gjetur Shkurtajn që rrethohet nga mbrojtësit e Laçit.

3’ Radoviç jep një harkim në zonë nga e djathta, Selmani kontrollon me qetësi me një dalje të sigurt.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin e parë nga qendra të kurbinasve.

Related posts

BONERA E KA PIKASUR/ MILANI kërkon mbrojtës, futbollisti i Man United në krye të listës

Isa.Autor

DRAMË PËR EMPOLIN DHE MILAN/ Interi me zemër në dorë siguron Championsin

Delo.autor

NË PRITJE TË ZHBLLOKIMIT TË MERKATOS/ Partizani nuk ndalet, siguron shërbimet e talentit të Kosovës…

Delo.autor

Leave a Comment