Kombëtarja Sport Të tjera

PESHËNGRITJE/ Medalje bronzi në Europian, Evangjeli Veli ngjit flamurin kuqezi në podium (FOTO)

Shqipëria shkëlqen në debutimin e saj në Kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Rusi. Evagjeli Veli ka arritur që të fitojë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Shtangistja kuqezi, e cila garoi në kategorinë e peshave 55 kg, arriti të ngrejë 89 kg, duke zënë vendin e tretë.

Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej. Me rezultatet e regjistruara në Moskë, Veli shënoi edhe tre rekorde të reja kombëtare.

Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.

Related posts

Zyrtare, miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Evian, më 3 qershor, ora 16:00

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid e do menjëherë Mbappe, ja shuma e majme që i ofron PSG-së…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Origi, YLLI Salah ndëshkon Milan me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment