Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Luftëtari dhe Laçi  përballen në Gjirokastër në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve. Trajnerët, Gentian Mezani dhe Migen Memelli kanë bërë zgjedhet e tyre. Për Mezanin është rikuperuar Xhekson, i cili ishte në dyshim, ndërsa Memelli ka bërë 1 ndryshim.

Në formacion është Xhixha që nuk luajti ndaj Kukësi për shkak kartonësh.  Laçi ndodhet në vendin e 6-të me 16-të pikë dhe vjen pas 2 humbjeve rradhazi. Gjirokastritët nga ana tjetër, ndodhen në vendin e 8-të të renditjes me 9-të pikë. Ata vijnë pas një rezultati pozitiv të marr përballë Kastriotit.

LIVE| LUFTËTARI-LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE:

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+1′ Laçi gjen rrugën e rrjetës me Gjonin, por gjyqtari Shahini e anulon për faull ndaj mbrojtësit Rrapa. Protestojnë ashpër kurbinasit.

40′ Milosavljev ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

39′ Rustem Hoxha lëshon një predhë nga distanca, topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të trajnerit Selmani. Pranë golit vendasit.

35′ Shkurtaj dhe Rroca kombinojnë bukur në hyrje të zonës, por ndërhyn Toro, duke rrëmbyer topin.

29′ Pranë golit Luftëtari me Milosavljev, i cili gjuan bukur brenda zonës, por pret mjaft bukur Selmani.

28′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin me Toron, por futbollisti kilian i vetë brenda zonës, ka goditur në mënyrë të gabuar, duke shpërdoruar një rast të artë.

26′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24′ Shtubina hedh një krosim në zonë, por largon Liçaj me kokë.

20′ Pranë golit Luftëtari, me Xhekson, i cili merr një top të bukur në zonë dhe provon të gjuaj, por ndërhyn mjaft bukur Gjoni që largon rrezikun në këndore.

13’ Harkim nga e djathta i Liçajt, topi largohet nga Gjoni por mbërrin te Rroca, i cili gjuan nga jashtë zonës por pa gjetur portën e Selmanit.

7′ Shtubina fiton goditjen e parë nga këndi për kurbinasit.

4’ Radoviç jep një harkim në zonë nga e djathta, Selmani kontrollon me qetësi me një dalje të sigurt.

2′ Kurbinasit hidhen menjëherë në sulm, por pa arritur të depërtojnë në mbrojtjen e Luftëtarit.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

Real Madrid kërkon një mbrojtës krahu si alternativë për Marcelon, objektiv mbrojtësi i Dortmund

Sadik.Autor

SPALLETI THYEN HESHTJEN/ Ka një mesazh pas shkarkimit: Nuk është e vërtetë që…

Delo.autor

TOTTENHAM – SOUTHAMPTON/ Djemtë e Pochettinos kërkojnë që ti kthehen fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment