Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Partizani-Laçi: Horror në “Selman Stërmasi”, Berisha ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Luhet në “Selman Stërmasi”, ndeshja e javës së 13-të në Kategorinë Superiore, mes Partizanit dhe Laçit. “Demat” vijnë në këtë takim si kryesues së renditjes, dhe tashmë kanë misionin e vështirë për të mbajtur vendin e parë.

bandicam 2018-11-11 17-00-53-801

Kurbinasit nga ana tjetër, i bënë nder të kuqve teksa mundën Skënderbeun javën e kaluar, por tashmë do të kërkojnë pikë, me në krye trajnerin Memelli.

LIVE | Partizani-Laçi 1-0

GOL: Bardhi 62′ /

KK: / Berisha 84′

KOMENTI LIVE

84’ Ndërhyrje brutale e Elvi Berishës me takë ndaj Ibrahimit, në një dyluftim ajror. Kryesori Kola nuk ka dyshime, direkt karton i kuq, edhe pse futbollisti i Laçit shkon t’i kërkojë menjëherë të falur, dhe të mos e ndëshkojë me karton të kuq.

77’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Partizanit, topi mbetet aty dhe provon Elvi Berisha, por Alban Hoxha me këmbë shpëton në momentin e fundit.

72’ Trashi nis Malën në të djathtë të sulmit, por ky i fundit e merr keq dhe nuk mund të shfrytëzojë atë top.

62’ GOOOOL Bardhi gjen golin e parë në këtë sfidë, me kokë. Goli i tretë personal, pas atyre dy golave në ndeshjen e kaluar ndaj Kastriotit.

61′ Karton i verdhë për Berishën.

54’ Ndërrimi i dytë tek Laçi. Jonuzi i lë vendin Eler.

53’ Provon Najdenov nga goditja e dënimit, por muri mbrojtës largon topin.

49’ Goditje dënimi për Laçin. Krosim i lartë në zonë, por askush nuk arrin të shtyjë topin.

46’ Nis pjesa e dytë. Një ndryshim tek Partizani, del Kote, futet Emanuele Mensah.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Laçi 0-0

45′ 1 minut shtesë.

38’ Krosim i Asanit në zonë, por Selmani grushton, edhe pse në mënyrë të rrezikshme. Topi tek Kote, por nuk mund të përfitojë.

33’ Goditje dënimi për Partizanin. Telushi e nis shkurtazi për Trashin, ky i fundit lëshon një harkim të gjatë në zonë, por askush nuk shkon për të shtyrë. Mbrojtja kurbinase e shoqëron me sy topin jashtë vijave kufizuese.

27’ Shërbehet Trashi me një top të gjatë, por është Selmani që del dhe largon.

20’ Mala merr një top të gjatë nga mesfusha, dhe i gjendur brenda zonës së Laçit, shtyn për në qendër, por topi mbetet aty, dhe Selmani bën më të sigurtën duke larguar fuqishëm me këmbë.

13’ Dëmtohet qendërmbrojtësi kilian i Laçit, Toro. Nuk ia del, dhe Memelli hedh në fushë Jon Mersinajn.

12’ Asani nga e djathta, kroson bukur në qendrën e zonës, por Bardhi nuk mundet ta devijojë drejt portës.

9’ Harkim i Trashit nga e majta, në fundin e fushës, topi merr një trajektore të ccuditshme dhe përplaset në shtyllë, por Selmani e shoqëron me sy teksa topi përfundon në rivënie fundore.

7’ Kroson Kote në zonë, por rrezikun e largon Gjoni me kokë.

4’ Tentativë e Xhixhës drejt portës së Hoxhës, por gardiani në pozicion kontrollon.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

Related posts

“DOJA TË QËNDROJA TEK TIRANA”/ Sulmuesi Torassa: U zhgënjeva. Isha dakord të ulja pagën, por…

Delo.autor

U GRUMBULLUA TEK EKIPI I PARË PËR SFIDËN NDAJ GETAFES/ Trajneri Setien: Ja pse e mora Rei Manajn

Delo.autor

STATISTIKAT E DERBIT TË “MADONINËS/ Conter ndjek rekordin, Pioli të nisë një cikël

Delo.autor

Leave a Comment