Futboll Ligue 1 Sport

NË PRAG TË FINALES SË KUPËS SË FRANCËS/ Mbappe flet mbi të ardhmen: Nuk kam dëshirë të…

Gjatë ditës së sotme, Kilian Mbappe ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të finales së kupës së francës kundër Rennes që do të zhvillohet Shenzhen të Kinës.

Gjatë konferencës ai kërkoi falje për deklaratën e para disa ditëve ku tha se ishte koha për më shumë përgjegjësi.

“Nuk kam dëshirë të largohem. Fjalët e mia ishin me dy kuptime. Vetëm trajneri, presidenti dhe unë se për çfarë e kisha fjalën. Nuk ishte koha dhe vendi i duhur për ta thënë këtë. Dua të kërkojë falje për këtë gjë. Mendova se kjo do të ishte në interes të klubit.

Ju i lidhët ato fjalë me dëshirën time për të pasur numrin 9 në skuadër, numër që është pronë e Cavanit. Jam habitur me atë çfarë keni thënë. Cavani shënon gol, unë i pasoj atij që të shënoji dhe ai e bën shkëlqyeshëm. Nuk vi në skuadër që t’i zë vendin lojtarëve të tjerë”.

Më tej ai u pyet dhe për Neymar i cili pritet që të largohet nga klubi parisien, dhe finalen e nesërme të kupës së francës

Neymar – “Dua që ai të qëndrojë me ne, nuk dua që ai të largohet. Ia kam thënë edhe atij këtë. Çdo gjë po shkon mirë mes nesh.”

Finalja ndaj Rennes: Nesër do të luajmë në maksimumin e intensitetit tonë, do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Unë jam pjesë e një ekipi të madh, ekip që më bën të përmirësohem çdo ditë.”

Related posts

GAZETARI E PYETI PËR FAMILJEN E TIJ/ Shikoni momentin kur bomberi Ibrahimovic përlotet në konferencën për shtyp (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja shqetëson trajnerin e Southampton. Kualifikimi në FA Cup me kosto?

Delo.autor

Lojtarët shkodranë shpërthejnë në lot, në Korçë dëgjohen thirrjet “Vllazni, Vllazni” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment