Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Përfundon pjesa e parë, Kastrioti udhëheq bindshëm ndaj Kamzës (VIDEO)

Po luhet takimi mes Kastriotit dhe Kamzës për javën e 13-të të Superiores. Në “Redi Maloku” skuadrat do të kërkojnë fitoren pasi ekipet ndodhet në fundin e tabelës.

Përkatësisht krutanët në vendin e fundit të renditjes me 4 pikë dhe kamzalinjtë një vend më sipër me 8 pikë. Kamza së fundmi ka shkarkuar trajneri Duro dhe do të drejtohet në takimin e sotëm nga trajneri i portierëve.

LIVE/ KASTRIOTI-KAMZA 2-0
Zhunior 6′, Ogebugu 11′

KOMENTI

45+3 Përfundon pjesa e parë.

45+1’ Ndërhyrje e rëndë e Zisit ndaj Husein, por kryesori nuk e ndëshkon.

44′. Ndëshkohet me të verdhë Emiliano Çela, por ka tension në fushë. Për një reagim ndaj Husein, ndëshkohet edhe futbollisti i Kamzës Malaj.

43’ Probleme për Ymerajn i cili gjendet i shtrirë në zonën e Kamzës pas një askioni. Megjithatë, duket se nuk ka probleme dhe vazhdon lojën.

36’ Mundësi e mirë për Kamzën me anë të Fukuit, por ky i fundit gabon në zonë duke mos arritur të godasë topin. Dalje e sigurt e portierit të Kastriotit. 

32’ Karton i verdhë për Frashërin dhe H.Markun

30’ Ogebugu humb një rast të shkëlqyer. I gjendur në pozicion të mirë goditës në zonë, ai provon por Avdyli duket se është i vetëm kur të gjithëve.

24’ Ndeshje e luftuar në mesfushë, por asnjë goditje drejt portave respektive në këto minuta. Kamza nuk po arrin të reagojë pas 2 golave të pësuar.

14′ Zëvendësim te Kamza. Largohet Idrizi i dëmtuar, në vendin e tij Turhani.

11′ GOOLL. Dyfishon Kastrioti me Okebugu. Një gjuajte potente në hyrje të zonës ka mposhtur Avdylin dhe ka shtangur gjithë mbrojtjen e kamzalinjve. 2-0.

6′ GOOL. Zhunior ka gjetur golin pas një përpjekje për të larguar topin nga mbrojtësit e Kamzës. Goditja ka gjetur të papërgatitur portierin mik dhe 1-0.

1′ Nis sfida.

Related posts

LIVE/ Partizani-Tirana, “Demat” protestojnë për faull të Abibit ndaj Bardhit

Delo.autor

SHUMË YJE MUND TË LARGOHEN NGA BLUTË/ Çelsi projekton Brojën titullar

F.autor

KUPA E BOTËS/ Peruja befason Australinë shënon golin e parë ndaj “kangurve”

Sadik.Autor

Leave a Comment