Futboll Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Përfundon pjesa e parë, Laçi dhe Kastrioti në baraspeshë totale

Po luhet në stadiumin e Laçit takimi mes vendasve dhe Kastriotit. Kujtojmë se kurbinasit rrikthehen në shtëpinë e tyre pas 53 ditësh.

Të dyja ekipet kërkojnë pikë, Kastrioti për mbijetesë ndërsa vendasit për të “prekur” Europën. Djemtë e Nicës vijnë pas një fitore të marrë kundër Kamzës, ndërsa kurbinasit pas një humbje ndaj Partizanit.

LIVE/ Laçi-Kastrioti 0-0

PËRFUNDON PJESA E PARË

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë

43’ Julian Shehu ndëshkohet me të verdhë për Kastriotin

41’ Largohet nga fusha Shehi, në fushë Patrik Bardhi. Një lëvizje taktike e Nicës.

40’ Ogebukur provon nga një distancë shumë e largët dhe shumë gabuar.

36’ Xhixha kontrollon një top në zonë të ardhur nga mbrojtja e tij. Pason për Altiparmakovskin që është i vetëm, por mbrojtësit e Kastriotit largojnë sapo ai po goditste drejt portës

28’ Godjte nga këndi për Kastriotin. Miqtë pretendojnë për një prekje me dorë, por nuk është i këtij mendimi arbitri.

25’ Xhixha ka krosuar nga e majta për Laçin, por Shtubina nuk arrin të prekë topin dhe ta ndal atë në rrjetë, megjithëse ishte shumë pranë vijës fatale.

24’ Karton i verdhë për Shehin pasi ndalon Altiparmakovskin në një kundërsulm.

20′ Ndalet loja. Jonuzi ndërhyn ndaj Shehit dhe ky i fundit ka nevojë për ndihmë mjekësore. 

17’ Goditja e parë nga këndi i takon Laçit. Kroson Najdenov, por largojnë mbrojtësit e Kastriotit.

9’ Goditja e parë drejt portës. Krosim nga e djathta e sulmit krubinas pas një goditje dënimi, por Rexha gabon shënjestër duke e çuar topin pak më lart seç duhet.

5’ Kanë kaluar 5 minuta dhe skuadrat po studiojnë ende njëra-tjetrën, asnjë ngacmim në portat respektive.

1′ Nis sfida. Kurbinasit shkelmojnë topin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Dragoj, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski.

Trajner: Migen Memelli

Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, Marku, Roxher.

Trajner: Stavri Nica

Related posts

QUAJENI YLLI I KARANTINËS/ Mesfushori i Laçit nis sfidën e re me gola… “alla-Messi” (VIDEO)

Delo.autor

Luftëtari mbetet “duarbosh”, kapiteni i gjirokastritëve shumë pranë largimit

Sadik.Autor

TRONDITET MERKATO/ Çmendet BAYERNI, 150 milionë euro për dy “tulipanët”

Isa.Autor

Leave a Comment