Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ SHQIPËRI-SKOCI: Traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të pestë (VIDEO)

Po luhet në “Loro Boriçi” sfida mes Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Grupin 1 të Ligës së Kombeve. Edhe pse kualifikimi duket i pamundur, djemtë kuqezinj do kërkojnë ta mbyllin me fitore këtë kompeticion që mori udhë për herë të parë këtë vit.

Skuadra e Panuçit ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë në 3 sfidat e luajtura, duke zhgënjyer disi. Shqipëria do të kërkojë të shmangë rënien të Ligën D, që ve në diskutim edhe vazot në renditjen e UEFA-s.

bandicam 2018-11-17 20-51-36-709

Ndërkohë edhe Skocia ndodhet në kuotë të barabartë pikësh me kuqezinjtë, por ka një ndeshje më pak, atë ndaj Izraelit në shtëpi. Një rezultat pozitiv në “Loro Boriçi”, do t’i rriste së tepërmi shpresat për kualifikim. Ata do të vuajnë mbrëmjen e sotme makthin e dëmtimeve, teksa nuk do të kenë në dispozicion plot 9 lojtarë, 6 prej të cilëve ishin titullarë në ndeshjen ndaj Shqipërisë të zhvilluar në Gllasgou.

bandicam 2018-11-17 20-46-08-185

Hysaj dhe Basha janë 2 mungesat e rëndësishme të Kombëtares për shkak të kartonëve. Nuk mungojnë as surprizat në formacionin titullar të trajnerit Panuçi. Gardiani Etrit Berisha do të startojë titullar duke lënë në stol Strakoshën. Ndërkohë në majën e sulmit tekniku italian ka preferuar Manajn dhe jo Balajn. Për sa i takon balotazhit në mesfushë mes Lilajt dhe Kaçes, ai është fituar nga futbollisti i Panathinaikosit.

LIVE | SHQIPËRI-SKOCI 0-4

Frejser 14′ , Fleçer 45+1′, Forrest 55′

KOMENTI LIVE: 

78′ Aksion i jashtëzakonshëm i Skocisë, traversa i mohon golin e pestë, mesfushorit Mek Tominei.

67′ GOL Skocia 0-4. Forrest godet bukur nga brenda zonës duke shënuar edhe golin e katërt. Shkërmoqet totalisht Kombëtarja e Panuçit. 

62′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Manaj në fushë Bekim Balaj.

61′ Zëvendësim te Skocia, largohet Armstron në fushë futbollisti i Kategorisë së Dytë, Mek Tominei.

60′ Armstrong lëshon një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, pret Berisha.

55′ GOL Skocia 0-3. Çahemi në qendër të mbrojtjes. Forrest shënon golin e tretë për skocezët. 

52′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Gjimshiti i dëmtuar, në fushë Kastriot Dermaku.

50′ Shkëndijën e parë e jep Uzuni, i cili lëshon një gjuajtje nga distanca, duke vënë në vështirësi portierin e Skocisë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime.

Përfundon pjesa e parë, 0-2. 

45+1′ GOL Skocia 0-2. Fleçer shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 

45′ Nuk kanë fund vuajtjet. Gjyqtari akordon 11-metërsh për Skocinë, pas prekjes së topin me dorë në mur. Protestojnë kuqezinjtë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Moment i vështirë në portën e Berishës. Gardiani detyrohet të bëjë një pritje mjaft të mirë duke i mohuar golin e dytë Frajser.

38′ Xhaka nga e djatha harkon një top në zonë, por nuk e merr siç duhet Uzuni. Aty pranë ishte dhe Manajn, nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin futbollistët kuqezi.

36′ Me fat Shqipëria në këto momente. Pranë golit skocezët me Frejsër, por ky i fundit mbërrin me një kohë vonesë dhe nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

32′ Mundësi e mirë për Shqipërinë. Grezda lëviz bukur nga e majta, pason për Manajn, i cili provon të gjuaj nga brenda zonës, por bllokohet nga mbrojtësit skocezë.

27′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Ergys Kaçe, në fushë Ardijan Ismajli.

21′ Shqipëria me 10 lojtarë, Mërgim Mavraj ndëshkohet me karton të kuq. Pasi shkakton një goditje dënimi në mesfushë, Mavraj godet edhe me kokë kundërshtarin.

18′ Provojnë të reagojnë kuqezinjtë me Rein Manajn, i cili merr një top të bukur, pasi shmang njërin prej kundërshtarëve, lëshon një gjuajtje, por topi shkonë jashtë kuadratit.

14′ GOL 0-1. Skocia kalon në avantazh. Pas një gabimi të Xhakës, ka përfituar Frejser, i cili e ka dërguar topi në rrjetën e Etrit Berishës. 

11′ Pranë golit Shqipëria. Memushaj kroson bukur në zonë për Uzunin, i cili i vetëm brenda zonës, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

10′ Paterson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Grezdës.

8′ Grezda shpërthen bukur nga e majta, provon të futet drejt zonës, por në momentin e fundit e lëshon më shumë sa duhet topin, largojnë futbollistët skocezë.

5′ Goditja e parë nga këndi i takon Skocisë, e fiton Armstrong.

3’ Xhaka mundohet të krijojë një aksion për tanët, por tregohet egoist mes dy futbollistëve dhe humbet topin.

1′ Ka startuar takimi në “Loro Boriçi”. Menjëherë rrezikshëm skocezët që avancojnë përpara dhe vendosin në vështirësi mbrojtësit kuqezinj.

Related posts

VIDEO/ Reali merr lojën nën kontroll, shënohet goli i katërt nga ky lojtar

Q.Autor

E BUJSHME/ Objektivi i Milanit: Klubi im i ri jo domosdoshmërisht duhet të luajë në…

Delo.autor

WEST HAM-LIVERPOOL/ Shaqiri në këtë ndeshje e nis nga stoli (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment