Futboll Seria A

“Gjeli” sqaron konfliktin me presidentin e Torino-s

Andrea Belotti ka pasur një sezon tepër negativ deri më tani me Torino-n në Serie A, pasi ai është dëmtuar shpesh dhe nuk ka qenë në gjendje të shfaqë potencialin e tij. Mihajloviç tani është larguar, pasi ka patur njoftime për tension midis Belotti-t dhe pronarit të ekipit Urbano Cairo.

Megjithatë sulmuesi mendoi të sqarojë tifozët e Torino-s nëpërmjet një postimin në “Instagram” se midis tij dhe presidentit të klubit nuk ka asnjë konflikt. “Tension midis meje dhe Cairo? Kjo është krejtësisht e pavërtetë dhe absurde!”, shkruan sulmuesi italian në rrjetin social.

Më herët sulmuesi është lidhur me një transferim tek Milan, por edhe Conte ka shfaqur dëshirën për ta afruar tek Chelsea. Gjithsesi duke parë formën e tij, është e vështirë që sulmuesi të largohet në merkaton e janarit.

Related posts

Kush e kishte menduar, a është vërtetë Shkëlzen Gashi ky?! (VIDEO)

Sadik.Autor

MAN UNITED NË KAOS/ Evra: E gjithë bota po QESH, por urrejtja për ne do të kthehet

Isa.Autor

POGBA RIKTHEHET TEK JUVENTUSI/ “Ëndrra” mund të realizohet në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment