Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superligën europiane, do vazhdohet me…

UEFA dhe klubet europiane do të jenë së bashku deri në vitin 2024, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë asnjë Superligë, me klubet më të mëdha të globit. Këtë e ka pranuar presidenti i shoqatës së ekipeve europiane ose ECA, Andrea Agnelli. Numri 1 i Juventus e konfirmoi këtë fakt në një konferencë të përbashkët në Bruksel, me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin:

“Superliga është përjashtuar si mundësi dhe kjo është një gjë e rëndësishme. Kemi biseduar gjithashtu me presidentin Ceferin, duke i vërtetuar se nuk kemi të bëjmë me dokumentet e zbardhura, për një projekt të Superligës. E them këtë gjë edhe si president i ECA, si dhe i Juventus”.

Në këtë mënyrë, Agnelli ka mohuar çdo përfshirje të mundshme me Superligën europiane, që u zbulua si projekt nga Football Leaks. 42-vjeçari deklaroi se ka një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit me UEFA-n, edhe për të patën 6 vite të tjera:

“Kjo është një ditë e rëndësishme për futbollin. FIFA e pranoi propozimin e ECA dhe UEFA, duke zgjatur akordin deri në vitin 2024. I kemi prezantuar programin edhe komisarit, ka vullnet nga të dyja palët për të zhvilluar këtë sport së bashku. Shpresojmë që kjo marrëveshje të vazhdojë edhe përtej 2024-ës”.

Një risi pritet të jetë kompeticioni i tretë për klubet europiane, me Agnellin që tha se për këtë gjë është punuar gjatë gjithë vitit 2018. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një aprovim të komisionit ekzekutiv, që do të mblidhet në dhjetor.

Related posts

Pogba humb stërvitjen, e kishte zënë gjumi

Delo.autor

E FUNDIT/ ROMA-INTER: Kryhet shkëmbimi i bujshëm në kampionatin italian

Isa.Autor

Stadiumi Olimpik i Kievit përgatitet për finalen e Champions-it (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment