Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Gafa e anësorit, sinjalizon një pozicion jashtë loje in-ekzistent (VIDEO)

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit sfida mes Teutës dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra e Bledi Shkëmbit vjen në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që gjirokastritët mposhtën në shtëpi Tiranën me rezultatin 2-1.

9 pikë është diferenca mes Teutës dhe Luftëtarit në këtë moment, teksa bregdetarët mbajnë vendin e 3-të, ndërsa bluzinjtë ndodhen në vendin e 7-të. Të dy trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Gentjan Mezani kanë bërë publik formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat.

LIVE| TEUTA-LUFTËTARI 1-0

Kallaku 3′ 

KOMENTI LIVE: 

27′ Avdyli kombinon bukur me Prognin, teksa ky i fundit provon të servirë për Latif në qendër të zonë. Topi kalon pasqyrën e portës dhe nuk devijohet nga askush.

25′ Donald Rapo del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin mbi kuadrat. Për gjyqtarin kemi të bëjmë edhe me pozicion jashtë loje.

22′ Provojnë sërish durrsakët me një gjuajtje nga distanca, por ndal portieri Ruçi.

15′ Fabjan Beqja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ymerajt.

9′ Shans ideal për Luftëtarin me anë të Rrocës, i cili provon me një gjuajtje, por ndal portieri Hidi.

6′ Amadu Latif pretendon për 11-metërsh, pas duelit me Ramadanin, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

5′ Provon Ramadani me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

3′ GOOOOOL TEUTA 1-0. Kallaku zhbllokon shifrat. Pas një pasimi të kapitenit Osmani, mesfushori lëshon një predhë nga jashtë zonë duke përshëndetur rrjetën. 

2′ Pranë golit Teuta. Kamara nuk arrin të gjuaj siç duhet, teksa topi devijohet dhe shkon në këndore.

1′ Ka startuar takimi në “Niko Dovana”, vendasit menjëherë në sulm, në kërkim të golit.

Related posts

KA TË DREJTË/ Del Bosque godet “Topin e Artë”: Eshtë i pakuptimtë pa…

Isa.Autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit” kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment