Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE Tirana-Kukësi/ “Djall dhe engjëll”, Abibi shkakton penallti, por ia pret po vetë Rexhinaldos (VIDEO)

Luhet në “Selman Stërmasi”, sfida e parë e javës së 12-të në Kategorinë Superiore, mes Tiranës dhe Kukësit. Të dyja ekipet vijnë nga humbje javën e kaluar, por krizën më të madhe po e kalojnë bardheblutë, që me Memën në krye ende nuk kanë marrë 3 pikët e para.

Nga ana tjetër, Kukësi me objektiva madhorë këtë edicion, pas humbjes ndaj Flamurtarit, nuk i lejon vetes një tjetër hap fals, dhe verilindorët do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë situatë aspak të mirë që po kalon ekipi 24-herë kampion i vendit. Edhe vetë presidenti Gjici ka bërë një ultimatum para kësaj sfide, për fitore.

LIVE | Tirana-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE

32’ Pret Abibi goditjen e Rexhinaldos nga 11 metra.

31’ Ndërhyrje e Abibit ndaj Rexhinaldos brenda zone, penallti për verilindorët. Asnjë kontestim nga bardheblutë. Karton i verdhë për portierin.

29’ Hasani në një nisje të shpejtë të Tiranës, provon të filtrojë një top mes mbrojtësve të Kukësit, por në momentin e fundit është Maliqi që largon topin.

28’ Karabeci para zonës së 16-metrave, hap për Grecën në të majtë, ky i fundit kroson në thellësi, por askush nuk gjendet në zonë për të përfituar.

21’ Hoxhallari me një goditje të shkëlqyer nga më shumë se 35 metra, e majta e mbrojtësit përplaset në shtyllë, kthehet te Frashëri dhe përfundon në goditje këndi.

15’ Kobina, me një goditje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, por pret Frashëri dhe çon topin në goditje këndi. Shkëndija e parë e ndeshjes.

14’ Melo nis Ethemin brenda zone, por Abibi del dhe kontrollon topin.

12’ Krosim i Ethemit nga e djathta për në zonë, topi shkon tek Atinga, ky i fundit jo i sigurt, nxjerr topin në goditje këndi.

7’ Kontrollon topin Tirana, provon të çajë përpara në sulm, por Kukësi i vendosur mirë në fushë.

3’ Ndalet për pak sekonda loja, pas një goditje që Kobina mori në këmbën e djathtë.

1’ Krosim i Kobina në zonë, por është Frashëri ai i cili kontrollon i sigurt me duar.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

Related posts

ZYRTARE/ Hiqet avantazhi i golave në fushën kundërshtare, UEFA: Rregulli ndikonte në dëm të ekipeve vendase…

Delo.autor

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Super gol nga goditja e dënimit, Bakaj “MAGJI” në Europë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia nuk ndalet në merkato, mesfushori Gustavo firmos për 3 vite me shkodranët

Delo.autor

Leave a Comment