Futboll Shqipëri Sport

FSHF I DËNOI/ Fanatics nuk duan t’ia dijnë dhe hyjnë në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Menduam se i kishim parë të gjitha, por mesa duket në Shqipëri do të vijojmë të shohim çudira nga më të ndryshmet. Dënimi jo kolektiv por thjesht si sektor i tifozëve të Tiranës, për shkak të trazirave në sfidën e fundit jashtë fushe ndaj Teutës, mund të quhet një jodënim. Ndodh edhe kjo në “Selman Stermasi”.

Praktikisht, tifogrupi “Tirona Fanatics”, të cilët janë skualifikuar me dy ndeshje nga Disiplina, për parrulla ndaj presidentit të tyre Refik Halili dhe sidomos federatës, kanë gjetur vend në tribunën E, pra te ajo karshi, dhe jo në D2 ku qëndrojnë zakonisht. Asnjë banner të madh përfaqësues, “Tirona Fanatics”, por thjesht të veshur me të zeza…

Vetëm pak minuta në sfidën Tirana-Kukësi dhe kanë nisur koret kundër presidentit Halili, duke mos harruar edhe federatën. “Halili ik nga Tirona” dhe “E tradhëtove Tironën” kanë qenë më të shpeshtat, ndërsa koreografia ka qenë me disa fytyra të printuara në disa letra të bardha…

Në stadium nuk mungon edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, që po ndjek sfidën Tirana-Kukësi, teksa shfaqet edhe sulmuesi i pezulluar, shtatlarti Michael Ngoo, i shoqërua nga ish-milanisti Oduamadi, që ka krahun e fashuar. Të dy më pas janë sistemuar në tribunën VIP, pas drejtuesve.

Related posts

Lajm i mirë për milanistët, u rikthehet një yll

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Talenti SHQIPTAR në provë te Genoa, mbrojtësi synon pjacën italiane

Isa.Autor

STADIUMI i Fushë-Krujës lë për të dëshiruar, Takaj “piqet” në diell

Isa.Autor

Leave a Comment