Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Tirana-Kukësi: Kobina tenton nga distanca, Frashëri shpëton verilindorët (VIDEO)

Luhet në “Selman Stërmasi”, sfida e parë e javës së 12-të në Kategorinë Superiore, mes Tiranës dhe Kukësit. Të dyja ekipet vijnë nga humbje javën e kaluar, por krizën më të madhe po e kalojnë bardheblutë, që me Memën në krye ende nuk kanë marrë 3 pikët e para.

Nga ana tjetër, Kukësi me objektiva madhorë këtë edicion, pas humbjes ndaj Flamurtarit, nuk i lejon vetes një tjetër hap fals, dhe verilindorët do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë situatë aspak të mirë që po kalon ekipi 24-herë kampion i vendit. Edhe vetë presidenti Gjici ka bërë një ultimatum para kësaj sfide, për fitore.

LIVE | Tirana-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE

15’ Kobina, me një goditje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, por pret Frashëri dhe çon topin në goditje këndi. Shkëndija e parë e ndeshjes.

14’ Melo nis Ethemin brenda zone, por Abibi del dhe kontrollon topin.

12’ Krosim i Ethemit nga e djathta për në zonë, topi shkon tek Atinga, ky i fundit jo i sigurt, nxjerr topin në goditje këndi.

7’ Kontrollon topin Tirana, provon të çajë përpara në sulm, por Kukësi i vendosur mirë në fushë.

3’ Ndalet për pak sekonda loja, pas një goditje që Kobina mori në këmbën e djathtë.

1’ Krosim i Kobina në zonë, por është Frashëri ai i cili kontrollon i sigurt me duar.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Dorë për dore me ALBANIN, ÇILJETA tregon UNAZËN dhe premton se…(FOTO)

Isa.Autor

GJIGANDI SUEDEZ E BËN ZYRTARE/ Zlatan Ibrahimovic firmos me ekipin e ri…

Isa.Autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Real Madrid arrin marrëveshjen për talentin brazilian… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment