Boks Sport

NDIZET DUELI/ Wilder kundër të gjithëve: FURY do e VRAS, Joshua është një…

Kanë mbetur edhe pak ditë nga përballja e shekullit mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, por duket se gjakrat janë ndezur së tepërmi.

Në prag të duelit të 1 dhjetorit në Los Anxhelos. Wilder ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt kundërshtarit të tij. Në një intervistë për mediat amerikane, 33 vjeçari ka pohuar se është i përgatitur për të “thyer” Fury, ndërsa në qendër të akuzave të Wilder përfundoi edhe Anthony Joshua, të cilin e cilësoi si frikacak.

“Ndjehem në formë të mrekullueshme. Mentaliteti dhe trupi im kanë ndryshuar. Unë nuk dua që dikush të më pyesë për Anthony Joshua Ai ishte një frikacak dhe kjo është ajo që mund të them. Unë nuk kam një mesazh për Anthony Joshua, është e gjitha për Tyson Fury. Ndihem si një vrasës. Unë jam transformuar në një vrasës”.-përfundoi Wilder.

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder ka një rekord prej 40 fitoresh dhe asnjë humbje, rekord që shpreson ta përforcojë ndaj Fury.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asisti nga mesfushori Ramsey, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Parmën (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ BOLT hedh një tjetër hap në karrierë, pranë transferimit te skuadra e…

Isa.Autor

Raffaele Palladini: Perin mos shko tek Juventus, janë të gjithë robotë

Sadik.Autor

Leave a Comment