Futboll Sport

LIVE/ Tirana-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, Gripshi mbetet në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Skënderbeut. Ky takim luhet pa tifozë për shkak të dënimit të kryeqytetasve.

Pavarësisht diferencës së pikëve dhe pozicionit në renditje të 2 skuadrave, sfida mes bardhebluve dhe korçarëve ka qenë gjithmonë e zjarrtë dhe spektakli nuk ka munguar. Kështu pritet të jetë dhe sot. Në 4 përballjet e fundit në kampionat 2 herë ka fituar Skënderbeu, teksa 2 sfida janë mbyllur në barazim.

Trajnerët Mema dhe Shehi kanë zbuluar edhe “kartat” e formacioneve që do të kërkojnë pikë në këtë takim. Korçarët kanë një lëvizje në fushë ku do të jetë Guexh në vend të Demte. Ndërkohë Tirana nuk ka asnjë surprizë, ai që do të udhëheq sulmin do të jetë Hasani.

LIVE| TIRANA-SKËNDERBEU 1-1

Sentamu 45′ / Dita 35′ 

KOMENTI LIVE: 

47′ Rast i shkëlqyer për Skënderbeun. Krasniqi merr një top të bukur nga e djatha, futet bukur në zonë provon me një gjuajtje potente, por grushton portieri Abibi. Më pas është Doka që largon rrezikun në këndore.

46′ Greca ndëshkohet me karton të verdhë për protesta pas një faulli të fituar.

46′ Starton pjesa e dytë. Trajneri Shehi bën zëvendësimin e parë. Largohet Gripshi në fushë Ardit Hoxhaj.

Mbyllet pjesa e parë, 1-1.

45′ GOOOOL TIRANA 1-1. Sentamu vendos baraspeshën. Pas një inkursioni të Grecën nga e majta i cili futet lirshëm në zonë dhe pason për Sentamun, që me portë të boshatisur e ka shumë të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

40′ Radas hedh një tjetër top të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin ta devijojë Gripshi dhe Aliti.

38′ Hasani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyje të gabuar.

35′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1. Dita gjen golin e avantazhit. Pas një harkimi në zonë të Radasit, mesfushori i Skënderbeut përfiton nga përgjumja e mbrojtjes bardheblu dhe i vetëm në zonë e dërgon topin në rrjetë. 

32′ Dita provon të dhurojë spektakël me një roveshtatë, por topi ndalet nga mbrojtësit.

27’ Goditje nga këndi për Skënderbeun. Miqtë mundohen të përdorin një skemë, por e kuptojnë bardheblutë dhe largojnë në këndore.

23′ Skënderbeu pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Krasniqit gjatë një deli me Hoxhallarin. Nuk është i këtij mendimi gjyqtari Xhaja. Protestojnë korçarët.


22′ Greca lëshon një gjuajtje nga 20 metra, por topi shkon jashtë kuadratit.

20′ Muzaka harkon rrezikshëm në zonë, grushton Abibi, por topi mbetet sërish në zonë, për fat të mirë të Tiranës, aty pranë gjendjet Doka që largon topin në rivënie anësore.

18′ Asion Daja provon me një gjuajtje nga distanca, topi ndalet nga portieri Teqja.

14′ Korçarët kërkojnë të rrezikojnë me një goditje dënimi në afërsi të zonës. Gjuan Marko Radas, por topi përplaset në murin mbrojtës.

10′ Një tjetër rast i rrezikshëm në portën e Skënderbeut. Grenca shërbehet bukur nga Atinga dhe provon të shënojë me kokë, por ndërhyn në momentet e fundit Vangjeli, duke larguar rrezikun në këndore.

7′ Një tjetër rast ideal për Tiranën, Hasani del bukur në krahun e djathtë, mundohet të shërbejë për Grecën që priste i vetëm brenda zonës, por ndërhyn Radas duke shpëtuar skuadrën e tij.

6′ Moment i vështirë në portën e Skënderbeu, Sentamu shmang brenda zonës Radasin, por ndërhyn në momentin e fundit Abazi që largon topin në këndore.

4’ Krosim në thellësi nga ana e Hasanit, por topi përfundon drejt e në duart e portieri Teqja.

2’ Krasniqit  mundohet të krosojë një top të ulët në zonë, por del Abibi duke mbyllur aksionin.

1′ Ka nisur takimi, bardheblutë menjëherë në sulm.

Related posts

HUAZIM PA TË DREJTË BLERJE/ Ja detajet e marrëveshjes Inter-Alexis Sanchez

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni çfarë humb Mane kundër Bayernit (VIDEO)

Delo.autor

E RALLË/ U infektuan me Koronavirus të 3 portierët, shikoni çfarë bën klubi skocez

Delo.autor

Leave a Comment