Futboll Ligue 1 Sport

“JAM NJË DJALË I REZERVUAR”/ Reflekton Neymar: Kam bërë shumë gabime, po mundohem të…

Neymar dihet se ka pasur disa momente shpërthyese ndër vite, por sulmuesi ka pranuar se po përpiqet të përmirësohet në këtë drejtim, ndërsa flet për çështjet e tij të shëndetit psikologjik.

Ylli i PSG është përfshirë në një numër incidentesh sezonin e kaluar, përfshirë një pezullim për goditjen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të skuadrës së tij në Champions League kundër Manchester United.

Gjithashtu Neymar është konfliktuar fizikisht edhe me një tifoz, sidoqoftë, braziliani është duke punuar për t’u përmirësuar.

“Dëmtimi është momenti më i keq në karrierën e një sportisti, Kam kaluar dy dëmtime të rënda gjatë dy viteve të fundit, që më kanë mbajtur jashtë fushave të futbollit për 6 muaj. Më mungonte shënimi i golit. Gjithsesi, dëmtimet janë pjesë e karrierës dhe një futbollisti”, tha Neymari në një intervistë të dhënë “The Mirror”.

Gjatë verës, ka qenë në qendër të merkatos, pro në fund mbeti në Paris, edhe pse dëshira e tij ishte t’i bashkohej Barcelonës. Braziliani flet pa hezitim edhe për personalitetin e tij.

“Jam një djalë i rezervuar, i mbaj për vete gjërat. Mirëpo arrin një pikë kur ndihem i irrituar, mërzitem, shpërthej dhe nuk komunikoj në mënyrë korrekte. Po përpiqem të përmirësohem në këtë aspekt. Nuk jam perfekt, kjo është e pamundur për një qenie njerëzore. Kam gabuar disa herë dhe e kam rifituar besimin, edhe pse më është dashur të paguaj një çmim të lartë. Cila është dëshira ime? E thjeshtë, të jem futbollisti më i miri në botë.”

Related posts

E PABESUESHME/ Pas një kundërsulmi të shpejtë, Zeneli ndëshkon me një SUPER GOL Lituaninë (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMERUNIT/ Shfryn Dani Alvesh: Për Brazilin bëj edhe… muzikantin!

F.autor

ZYRTARE/ Atletiko Madrid rinovon me “yjet”, kontrata me “korrespodencë”

Isa.Autor

Leave a Comment