Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/Skënderbeu-Flamurtari: Vlonjatët protestojnë për një gol të anuluar (VIDEO)

Skënderbeu dhe Flamurtari luajnë sfidën më të rëndësishme të javës së 13-të në Kategorinë Superiore, me Ilir Dajën që rikthehet në Korçë. Vendasit do të kërkojnë fitoren, pas disfatës ndaj Laçit. Dejvi Bregun ja ka dalë të jetë titullar. U tha  para ndeshjes  se vlonjati do të mungonte, por sipas raportimeve nga Korça, ai do të luajë edhe me injeksione, ndoshta një lëvizje për të hutuar kundërshtarin kjo, e teknikut Shehi.

bandicam 2018-11-11 17-00-42-964

Nga ana tjetër, Flamurtari me oshilacione në këto javë, do të ketë një provë të vërtetë force ndaj vendit të dytë në renditje, dhe gjithçka pritet me interes për atë që do të prodhojë fusha. Vlonjatët vijnë në këtë sfidë pas barazimit ndaj Luftëtarit në shtëpi.

bandicam 2018-11-11 17-04-13-612

LIVE | SKËNDERBEU-FLAMURTARI 0-0

KOMENTI LIVE:

11′ Provon të rrezikojë Skënderbeu, Aliti nuk arrin të kthejë siç duhet një top brenda zonës, aty ku ishin të shumtë në numër futbollistët korçarë.

4′ Vlonjatët gjejnë golin me Bushiç, por anulohet nga asistenti për prekje të topit me dorë. Protestojnë lojtarët e Flamurtarit.

3′ Pranë golit Flamurtari me Bushiç, sulmuesi del i vetëm përballë portës, por ndal mjaft bukur Teqja me këmbë, qe i mohon një gol të sigurt vlonjatëve.

1′ Ka startuar takimi në Korçë, Skënderbeu menjëherë në sulm. Agresiv vendasit që në minutën e parë.

Related posts

Tirana mirëpriti 1000 sportistë për Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-s

Sadik.Autor

INTER HARRON SI FITOHET/ Atalanta bllokon “Zikaltërit” në Bergamo dhe ndajnë pikët

Delo.autor

Vazhdon operacioni fshesa, Teuta largon yllin e Perugia

Sadik.Autor

Leave a Comment