Futboll Sport

Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë/ Besa pa rezerva në Burre

Pas humbjes në Pukë, Besa dështoi edhe në Burrel. Ajo që çuditi jo pak është fakti që skuadra e Besës udhëtoi me vetëm 12 futbollistë në këtë transfertë, në një kohë që në organikë dhe të federuar ka më shumë se 20 lojtarë. Kjo disfatë riktheu verdhezinjtë në pozitën e vështirë të mbijetesës.

Me dy humbjet e pësuara, kavajasit kanë lëshuar kreun e tabelës e tashmë ndiejnë rrezikun e kërcënimit të rënies nga Liga e Parë. Deri më sot, përtej shumë humbjeve, si asnjëherë më parë në historinë e Besës, askush nuk mbajti përgjegjësi. Është kthyer si diçka normale që pas çdo rezultati negativ, ekipi të mos vrasë mendjen, pasi rrogat jepen sikur s’ka ndodhur asgjë. Edhe tifozët nga ana tjetër janë mësuar me këto luhatje, ndaj e vetmja gjë që presin është që kampionati që është i gjithi për t’u harruar, të mbarojë sa më shpejt.

Duket se të gjitha shpresat për të mbyllur këtë sezon pa rënë nga kategoria, varen te ndeshja e radhës. Vetëm një fitore ndaj Vllazninë B do të sillte qetësinë. Çdo rezultat tjetër do të çonte Besën me siguri në mosrënien direkte në Kategorinë e Dytë, do i përfshinte në “play-out”.

Me pak fjalë ky sezon është i gjithi për t’u analizuar, e megjithatë ndoshta “gjyqi” do të bëhet vetëm pasi të sigurohet zyrtarisht shpëtimi, pasi tashmë kavajasit janë të pushtuar nga ethet e mbijetesës. Ndoshta kjo është forma e vetme për të “shlyer” këtë sezon të dështuar, për të mos thënë më të dështuarin në 93-vite krijim.

 

Related posts

TENTATIVA E FUNDIT PËR TË ARDHMEN E DURMISHAJT/ “FSHF” dërgon me urgjencë në Athinë trajnerin e Kombëtares

Delo.autor

Lemina në radarin e dy skuadrave nga Premier League

Sadik.Autor

“THUMBON” MILAN-IN/ Andre Silva: Një eksperiencë që më ka vënë në një situatë të vështirë, por …

Delo.autor

Leave a Comment