Champions League Futboll Sport

LLOGARITË E GRUPIT B NË CHAMPIONS LEAGUE/ Interi kualifikohet në raundin tjetër nëse…

Pas ballafaqimit të dyfishtë radhazi kundër Barcelonës, Interi kthehet në skenën e Ligës së Kampionëve, duke luajtur në fushën e vështirë të Tottenham. Ky kundërshtar ka dalë i humbur nga “San Siro” në përplasjen e parë me zikaltrit në fazën e grupeve. Ballafaqimi i pasnesërm mes tyre ka vlera madhore për kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Champions-it.

Do të jetë një betejë e vërtetë për Icardin dhe shokët e tij, në teatrin interesant të “Wembley”, ku ekipi i Pochettinos ka vetëm një rezultat në dispozicion për të shpresuar kualifikimin: fitoren. Do të jetë edhe një duel mes dy bombardave respektivë: Harry Kane-Mauro Icardi.

Interi kualifikohet për në raundin tjetër nëse…
– Ai fiton larg nga shtëpia kundër Tottenham me cilindo rezultat. Zikaltrit bëjnë 10 pikë dhe skuadra angleze mbetet me vetëm 4 pikë, me një ndeshje tjetër për t’u luajtur.
– Ai barazon larg nga shtëpia, kundër Tottenham, me çdo rezultat: zikaltrit bëhen me 8 pikë dhe skuadra angleze bën 5 pikë, me vetëm një ndeshje tjetër për t’u luajtur.
– Ai humb larg nga shtëpia, kundër Tottenham, duke ruajtur avantazhin e ndeshjes së drejtpërdrejtë. Por, humbja duhet të jetë e tillë, për shembull 3-2, ose 4-3, duke pasur parasysh suksesin e zikaltërve 2-1 në “San Siro”. Në këtë rast, skuadra e Spallettit duhet të ketë vetëm një barazim, ose më të mirë sesa britanikët në ndeshjen e fundit (respektivisht kundër PSV dhe Barcelonës).
– Ai humb larg nga shtëpia, kundër Tottenham, duke shkuar poshtë me golaverazh në ndeshjen e drejtpërdrejtë, në rastet e rezultateve 2-0, ose 3-1. Në këtë situatë, skuadra e Spallettit do të duhet të marrë një rezultat më të mirë sesa anglezët në raundin e fundit (respektivisht kundër PSV dhe Barcelonës).

Related posts

PLAS SKANDALI/ “Je një m**”: Mbrojtësi e tepron me fjalët ndaj arbitrit (VIDEO)

Isa.Autor

IBRAHIMOVIÇ TE MILANI? Maldini: Nuk e di nëse mund ta pranojë…

Delo.autor

KËSHILLON KYLIAN MBAPPE PËR TË ARDHMEN/ Ish-mbrojtësi Sagna: Ndiq këtë rrugë!

Delo.autor

Leave a Comment