Futboll Seria A Sport

“LOJTARI QË “VRET” AKTORËT/ Juventus hidhet në sulm për yllin e Uellsit

Verën e ardhshme Aaron Ramsey nuk do të jetë më pjesë e Arsenal-it, sipas njoftimeve të mediave britanike, të cilat theksojnë se uellsiani nuk ka dëshirë që të rinovojë kontratën me “Topçinjtë”.

Për këtë arsye, shumë skuadra janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e tij. Në Itali, sipas “The Sun”, përveç Milan-it, tashmë në garë ka hyrë dhe Juventus. Ndërkohë që në Francë janë gjigantët e Paris Saint Germain ata që e duan.

Megjithatë, sipas britanikëve lojtari është i lidhur ngushtë me kalimin te Juventus. Por, italianët e kanë të qartë, ai duhet që të bashkohet me ta më shpejtë nga çfarë mendohet, pra që në janar. Kështu, pritet që të ketë tratativa ose çdo gjë të lihet përgjysmë.

Duke parë ofertat, Ramsey pritet që të bëjë zgjedhjen e së ardhmes, pasi në Europë janë të shumta ekipet që duan shërbimet e tij.

Related posts

FENOMENAL CR7/ Mbetet lideri i “Los Blancos” për 2018 dhe i dyti tek Juventus në 4 muaj

Delo.autor

Dilema e madhe e Brazilit në Botërorin Rusi 2018: Alisson apo Ederson?

Sadik.Autor

“MË THANË MAJMUN MU*I, ZHDUKENI…”/ Koulibaly nuk duron më (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment