Futboll Sport

MALLKIMI I MILANIT GODET EDHE ITALINË/ Lojtari kthehet në shtëpi

Pas dëmtimit të Bernardeschi-t ka ardhur një tjetër lajm i keq për Italinë në prag të ndeshjes së Nations League që do të luhet të shtunën në mbrëmje kundër Portugalisë.

Siç ka bërë të ditur “Sky Sport”, qendërmbrojtësi Alessio Romagnoli është larguar nga kombëtarja për shkak të një problemi muskulor në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Mancini për ndeshjen e fundit të fazës me grupe të Nations League. Vendin e tij do ta marrë qendërmbrojtësi i Lazio-s, Francesco Acerbi.

Një lajm i keq ky jo vetëm për Italinë, por edhe për Milan-in e Gattuso-s, i cili nuk ka në dispozicion as Caldara dhe Musacchio, gjithashtu të dëmtuar.

Nëse problemi i Romagnoli-t do të rezultojë serioz, kuqezinjtë do të kenë vetëm dy qendërmbrojtës në ekip, Zapata dhe Simic, për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Lazio-s.

Related posts

Plas në stërvitjen e Bayern-it, Levandowski dhe Hummels kapen me njeri-tjetrin

Q.Autor

NGA DONNARUMMA TEK MATTHIJS DE LIGHT/ Ja 20 finalistët për çmimin “Golden Boy 2019” (FOTO)

Delo.autor

Claudio Ranieri i ‘hap dyert’ kombëtares italiane

Delo.autor

Leave a Comment