Premier League Sport

PRAPASKENA/ Rrëfehet Rooney: Ndihesha i turpëruar, ajo kupë…

Mbrëmjen e së enjtes ka festuar 120 paraqitje Anglinë, një arritje në karrierën e tij me fanellën e “Tre Luanëve”, por legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, nuk ka kaluar gjithmonë momente të bukura në aventurën e tij të gjatë si futbollist. Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, 33-vjeçari tregoi prapaskenën e fundit që i ka ndodhur me fanellën e “Djajve të Kuq”, duke e quajtur të turpshme.

Historia e sulmuesit ka të bëjë me ndeshjet e fundit të skuadrës, në veçanti me finalen e Europa League dhe Kupës së Ligës në Angli, ku ka qenë protagonist vetëm në minutat e fundit: “Në finalen e Europa League hyra në minutën e fundit dhe po në të njëjtën mënyrë hyra edhe në ndeshjen kundër Southampton. Në ato momente ndihesha vërtet i turpëruar”.

Por Rooney vazhdon dhe shpjegon: “Kisha arritur në një pikë të karrierës time ku ndihesha vazhdimisht në siklet. Nuk mund të vazhdoja kështu. Ishte e vështirë, por duhej të largohesha nga Manchester United”.

Më pas, sulmuesi anglez foli më me detaje rreth dialogut që pati me Jose Mourinho-n: “Isha gati për t’u futur në fushë në ndeshjen kundër Southampton dhe Mourinho më tha: “Dua që ta ngresh ti trofeun”. Dhe unë mendova: “Epo, unë nuk luajta”. “Kur ngrita kupën, po pyesja veten se çfarë isha duke bërë dhe ia dhashë menjëherë lojtarëve të tjerë.”

Ronney e përfundoi periudhën e tij me “Djajtë e Kuq”në verën e 2017-ës dhe, pas një sezoni me Everton, vendosi të provonte një eksperiencë të re në SHBA, ku luan për DC United. Por ndeshjet e fundit me Manchester United do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tij.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Man United zgjedh për stolin e trajnerit ish-legjendën…

Isa.Autor

“NUK JAM I KËNAQUR ME MESFUSHËN”/ Flet trajneri Dovedan: Ja çfarë më tha presidenti pas fitores

Delo.autor

“I LINDUR PËR DASMA”/ Te Napoli kërcejnë me muzike shqiptare në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment