Futboll Seria A Sport

MAROTTA TEK INTER/ Misioni parësor parakalimi i Juventus-it

Tashmë që raporti me kampionët e futbollit italian është përfundimisht pas krahëve, Giuseppe Marotta ka të gjithë të drejtën për të zyrtarizuar një dashuri të re në Seri A.

Arkitekti i merkatos dhe lëvizjeve të bujshme të Juventusit në dekadën e fundit ka arritur akordin me Interin, e këto javë do të prezantohet në një rol të ri drejtues, me vetëm një mision: të sjellë parakalimin ndaj bardhezinjve.

Pushimet që Beppe Marotta i ka lejuar vetes, pas ndarjes së çuditshme me Juventusin, mund të mbyllen para se të vijë Krishtlindja. Atë e pret një sfidë emocionuese me Interin, të cilën e pranoi pavarësisht të kaluarës në Torino.

Marotta u josh nga presidenti i ri, Stiven Zhang, për ta çuar ekipin zikaltër në fronin e futbollit italian, edhe pse kjo do të jetë diçka më shumë sesa e vështirë.

Ambiciet e presidentit të ri dhe fuqia ekonomike e grupit “Suning” i zhdukën çdo dyshim menaxherit veteran për të arritur akordin, madje hoqi qafe edhe konkurrentët e tjerë europianë.

Giuseppe Marotta mori në duar klubin bardhezi më 1 qershor të vitit 2010, pikërisht në agimin e “tripletës” së famshme interiste, dhe sot – si atëherë, – në mbështetje të Marottës është një president i ri, i bindur dhe ambicioz, që do të dojë të imponohet përmes titujve.

Related posts

Merr fund dilema! Vajushi bindet nga oferta, ka mbetur një detaj për…

Sadik.Autor

NAPOLI NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Skuadra e Spallettit triumfon ndaj Salernitanës

Delo.autor

FOTO/ ‘Këpuca e Artë’, ja cili futbollist kryeson garën

Q.Autor

Leave a Comment