Futboll Shqipëri Sport

Mavraj: U nxitova, por skocezi më provokoi. Ja çfarë ndodhi te kartoni i kuq

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, flet për Supersport pas ndeshjes me Skocinë, ku u ndëshkua edhe me karton të kuq që në minutat e para.

A je penduar për kartonin e kuq?

Sigurisht që duhet t’i kërkoj ndjesë tifozëve, skuadrës. Nuk ishte qëllimi im të veproja ashtu. Më provokoi pak ai çuni, por nuk i takon një lojtari si unë të veproj ashtu. Pak, nuk ishte faull fare, ai erdhi dhe më provokoi pak. Por, jam penduar. Edhe në këtë situatë, nuk u tregova jo i qetë. U nxitova pak, por kundërshtari më provokoi, më shtyu. As nuk ishte faull. Është një veprim normal të mbrohesh ndaj kundërshtarit. Arbitri më tha që e godite me kokë, dhe nuk është e vërtetë.

Vendimtar momenti yt?

Normale që situata nuk u përmirësua pas kartonit të kuq. Erdhi duke shkuar më keq. Me Turqinë, kemi treguar që i kemi dalë Zot situatës. Është diçka e rëndë kur kapiteni merr të kuq në minutat e para.

Pse nuk sakrifikuam sa duhet?

Pësuam një gol shumë herët, që na hoqi entuziazmin. E filluam mirë, nuk ishim keq në minutat e para. Ata na lanë lojën, po qarkullonim topin. Më bllokuan mua dhe Xhakën, dhe na e vështirësuan situatën. U treguan të zgjuar. Pas golit të parë, gjithçka ishte më e vështirë më pas.

Nuk është Mërgimi në maksimum. Çfarë po ndodh?

E drejtë, çdo njeri nuk mund të jetë në 12 vite në maksimum. Pas këtij viti që përjetova, kaq të vështirë, do ketë edhe faza jo të mira. Një njeri që e vlerëson formën pas 20 minutave, edhe kjo duhet të diskutohet. Ti më vlerësove për 20 minuta, që nuk isha ai si në ndeshjet e tjera.

 

Related posts

DUHEJ TË KISHTE RINOVUAR/ Zbulohet arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimoviç dhe Milan

Delo.autor

Neymar jep lajmin e madh, zbulon rikthimin e tij në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

Prapaskena e merkatos/ Hysaj refuzoi Juventusin në verën e kaluar, agjenti zbulon arsyen

Q.Autor

Leave a Comment