Futboll Shqipëri Sport

ME FAT/ Festë në grumbullimin e Kombëtares, nga TURPI na shpëton Norvegjia

Më në fund Shqipëria mund të marrë frymë thellë pasi nuk do të bjerë në Ligën D. Kjo nuk është aspak meritë e kuqezinjve, por e kundërshtarëve që kanë bërë më keq se skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi.
Sipas rregullores, në Ligën D binin 3 skuadrat e katërta në grupet e tjera dhe meqë grupi i Shqipërisë ishte me 3 ekipe, do të binte edhe e treta më e dobët në bazë të një klasifikimi ku skuadrave i hiqeshin rezultat e ndeshjeve me ekipin që mbyllte grupin.
Deri më sot, Shqipëria ishte në rrezik, pasi një fitore e Qipros dhe një e Malit të Zi, i hapte rrugë rënies në Ligën D. Por sot, Norvegjia ka mundur Qipron 2-0 dhe i ka dhënë mundësinë Shqipërisë që të jetë e qetë, pasi do të mbajë të paktën qipriotët poshtë në këtë klasifikim.
Në situatën aktuale, Greqia është e treta më e mirë me 6 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 3 dhe Qipro e Mali i Zi me 1, por ky i fundit ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Related posts

“MBAJ MEND NJË MOMENT NË STËRVITJE”/ Robinho iu nxjerr “të palarat”: Gattuso praktikonte arte marciale kundër…

Delo.autor

(FOTO) Festat e fundvitit/ Yjet e United surprizojnë fëmijët e sëmurë në Spitalin e Manchesterit

Q.Autor

I MJAFTOJNË VETËM 3 MINUTA NË FUSHË/ Futbollisti shqiptar bën heroin dhe i dhuron fitoren Koniasporit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment