Futboll Seria A Sport

ME MISION NË LONDËR/ Milani i kërkon një nder Sarrit

Prej kohësh Milani ka nisur punën për të gjetur përforcime për në janar, pasi është e qartë që ka probleme, në çdo repart.

Ndonëse duket se sforcimet më të mëdha janë te sulmi, me Ibrahimovic që është gjithnjë e më pranë, në të vërtetë drejtuesit e klubit kuqezi po punojnë shumë për të gjetur një mesfushor të nivelit të lartë, të aftë të shtojë cilësinë në një repart ku ka shumë muskuj dhe pak teknikë.

Për këtë arsye, Leonardo e Maldini kanë piketuar Cesc Fabregas, futbollist që nuk po gjen shumë hapësirë te Chelsea dhe ka nevojë për një sfidë të re.

31-vjeçari nuk konsiderohet titullar nga trajneri Maurizio Sarri dhe për pasojë ka nisur të kërkojë klub të ri, ndërkohë që e favorizon fakti që kontrata i përfundon në verë dhe mund të largohet që në janar për një shifër modeste.

Milani kërkon mesfushor organizator, Fabregas kërkon të luajë rregullisht, Chelsea synon të arkëtojë diçka për të mos e humbur lojtarin falas, ndaj duket gjithçka e thjeshtë.

Problemi qëndron se Milani së pari duhet të mësojë vendimet e UEFA-s, në lidhje me Fair Play Financiar dhe dënimet që e presin klubin kuqezi. Ndërkaq, edhe Sarri është një pengesë, sepse ish-trajneri i Napolit nuk e lëshon spanjollin pa gjetur një zëvendës për të.

Related posts

ICARDI MBETET NË AJËR/ PSG heziton të blej kartonin, në garë futet gjiganti spanjoll…

Delo.autor

Rusët merrnin doping? Trajneri nxjerr sekretin: Para ndeshjeve thithnin…

Isa.Autor

NDRYSHON KALENDARI I SUPERIORES/ Shtyhet Laçi-Skënderbeu se nuk ka… fushë

Isa.Autor

Leave a Comment