Futboll La Liga Sport

“MBETI JASHTË PËR ARSYE SPORTIVE”/ Solarin e bezdisin pyetjet për Isco

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ndihet disi i bezdisur nga pyetjet e gazetarëve mbi “zhdukjen” e mesfushorit Isco te Real Madridi. Ky i fundit mbeti jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Romën, të martën.

“Los Blancos” u kthyen në stilin e tyre, pas humbjes ndaj Eibar, në La Liga, të shtunën e kaluar. Gareth Bale dhe Lucas Vazquez shënuan për fitoren 2-0 në “Olimpico”, edhe pse gjërat mund të kishin qenë ndryshe, nëse Cengiz Under nuk do ta kishte gabuar fatalisht, me portën bosh.

“Playmaker”-i Isco, i cili ka luftuar me lëndimet këtë sezon, nuk u përfshi as në mesin e zëvendësuesve për këtë ndeshje grupi, por Solari zbuloi se ishte thjesht një vendim taktik. “Mospërfshirja e Isco ishte një vendim i veçantë, në një moment të caktuar, – tha Solari.

– Trajnerët janë për të marrë vendime dhe kjo është ajo, për të cilën jam këtu: për të marrë vendime. Ndonjëherë marrim vendime të drejta, nganjëherë nuk e bëjmë si duhet këtë, por është e lehtë të flitet pas lojës.

Vendimet janë pothuajse gjithmonë sportive, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Nga këto të fundit nuk ka asnjë në këtë rast. Startuesit dhe zëvendësuesit janë probleme fiktive, që nuk ekzistojnë. Lojtarët janë këtu për të dhënë gjithçka dhe të jenë në 100 për qind, në mënyrë që të mund të zgjidhen nga trajneri.

Lojtarët treguan se mund të marrin përgjegjësi dhe ne jemi vërtet të lumtur për këtë fitore. Duhet të punojmë shumë dhe të vuajmë, por ndonjëherë kjo nuk është vetëm ajo që duhet të bësh. Ne sonte kemi fituar duke luajtur kështu”.

Marcos Llorente u aktivizua nga Solari, duke zëvendësuar Casemiro. 23-vjeçari tregoi një performancë të sigurtë, në një rol të mesfushës. “Aktivizimi i Llorente ishte një vendim, që u mor nga unë, – shtoi Solari. – Jam shumë i lumtur me atë se si luajti, është shumë i disiplinuar dhe punon shumë mirë”.

Related posts

Teoria e Spalletit për sfidën me Milanin: Derbi nuk luhet, por fitohet!

Q.Autor

Brighton-Tottenham, miqtë s’humbasin në transfertë nga dhjetori

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Roma-Verona, 4 futbollistë u përfshinë në operacionin Kumbulla. Ja detajet e akordit

Delo.autor

Leave a Comment