Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juve futet në garë për Herreran

Juventusi është futur në garë për mesfushorin meksikan të Portos, Hector Herrera.

Raportet në Portugali thonë se 28-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me klubin portugez, dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Arsenali, Milani dhe Roma janë skuadrat tjera që interesohen për shërbimet e Herreras.

Mirëpo Juventusi nuk dëshiron ta transferojë lojtarin në janar por në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Në 17 paraqitje të tij në të gjitha garat e këtij stinori me Porton, ai i ka shënuar tri gola, dhe ka bërë një asistim.

Related posts

Shqipëria bëhet me “krahë” përpara Ligës së Kombeve, kuqezinjtë përforcohen në…

Isa.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Trajneri Conte: Milan vlen më shumë se pikët që ka!

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ylli Salah ultimatum Liverpool. Më shumë se dyfishim i pagës, ose nuk rinovon

Delo.autor

Leave a Comment