Futboll Sport

“SHKAKTOI DËME KATASTROFIKE NË KARRIERËN TIME”/ Michael Owen akuzon rëndë: Capello është një plehrë…

Libri i Michael Owen “Reboot” po publikohet pjesë-pjesë nga “Mirror”. E çdo pjesë e saja po tërheq shumë vëmendjen e publikut.

Së fundmi në pjesën që është publikuar, 39 vjeçari akuzon rëndë trajnerin italian, Fabio Capello, të cilin e akuzon se i shkatërroi karrierën kur mori drejtimin e Anglisë në vitin 2008.

“Fabio mendonte se duhej të ndryshonte diçka në përfaqësuesen e Anglisë dhe na doli problemi isha unë, Michael Owen. Jo vetëm që ma shkurtoi karrierën ndërkombëtare, që e kisha të fituar me shumë vështirësi, pa më dhënë asnjë shpjegim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga trajnerët më pak efektivë që ka pasur Anglia.”

Etiketimi që Owen i bën Capellos, është vërtet i rëndë.

“Ai ishte absolutisht një plehrë. Sipas mendimit tim, Fabio Capello shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, ashtu edhe në futbollin anglez, në përgjithësi, dhe u pagua shtrenjtë për ta bërë këtë.”

Owen shënoi 40 gola në 89 paraqitje gjatë karrierës së tij me “Tre Luanët”. Ai u tërhoq nga kombëtarja 4 muaj pas emërimit të italianit. Capello u largua në vitin 2012 pasi kundërshtoi vendimin e FA për t’i hequr shiritin e kapitenit e John Terry, pasi kishte përfunduar një fushatë kualifikuese të pamposhtur për Euro 2012.

ImageImage

 

Related posts

STATISTIKAT/ Nga një mal me gola tek eliminimet surprizë, quajeni Europiani më i “çmendur”

Delo.autor

Monako befason Juventusin dhe Chelsean, gati firma me talentin rus

Isa.Autor

Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime…

Sadik.Autor

Leave a Comment