Futboll Sport

Mesfushori i Kombëtares bëhet HERO, i shpëton jetën kundërshtarit duke i tërhequr…(VIDEO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë një gjest heroik në ndeshjen e fundit ndaj Universitatea Craiova në kampionatin rumun. Ai i ka shpëtuar jetën kundërshtarit, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasje në fushën e lojës.

Valentin Mihaila, mbeti pa ndjenja në fushë pas një goditje në nofull, ndërsa Qaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari dhe e ktheu me shpejtësi në krah. Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para dhe Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndjenja.

Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar. Ndaj me siguri Qaka ka dalë i lumtur nga fusha e lojës edhe pse ekipi i tij u mund me shifrat 3-0. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli.

 

 

Related posts

NBA/ Lakers në telashe, basketbollisti Davis dëmtohet sërish dhe rrezikon të mos luajë

Delo.autor

“NUK KAM PASUR ASNJËHERË LIDHJE ME NDONJË VAJZË”/ Mbrojtësi Vojvoda: Gruan e dua shqiptare dhe mundësisht të jetë edhe…

Delo.autor

TAKIM I ÇUDITSHËM/ Shikoni si i priti Zidane lojtarët e skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment