Futboll Seria A Sport

DATA E GRUMBULLIMIT PO AFRON/ Moratti: E vështirë të zëvendësohet Icardi…

Data e grumbullimit po afron, por situata mes Mauro Icardit dhe Interit vijon të mbetet e pazgjidhur, me klubin zikaltër që kërkon ta shesë dhe me argjentinasin që ka vënë kushte sa u përket klubeve që do të pranonte.

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, dha një intervistë për mediat italiane, duke komentuar situatën aktuale të sulmuesit argjentinas, të cilin nuk ngurron ta cilësojë shumë më të fortë se Dzeko dhe Lukaku, emra që lakohen për ta zëvendësuar.

“Rasti Icardi është më i vështirë prej atyre me të cilat unë u përballa gjatë drejtimit të Interit. Unë e konsideroj argjentinasin më të fortë se Dzeko dhe Lukaku, që gjithsesi janë sulmues të mirë, pasi njëri ka talent dhe tjetri fizik”, tha Moratti.

Ish-numri 1 i Interit pranoi se argjentinasi mund t’i bashkohet Juventusit gjatë kësaj vere, ndërsa theksoi se në kohën e tij, e vinte theksin te sjellja e futbollistëve në fushë dhe jo në rrjetet sociale.

“Nëse Icardi do të shkojë te Juve atëherë ‘Zonja e Vjetër’ do të forcohet shumë, do të bëhet super. Sjellja e Icardit në rrjetet sociale nuk më intereson shumë, pasi unë vlerësoj impenjimin e futbollistëve në fushën e lojës”, tha ish-presidenti zikaltër.

Related posts

Fekir vendos, ja e ardhmja e talentin francez

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ CR7 del huq, Bernardeschi nuk fal. Duartroket pankina e Juventus (VIDEO)

Delo.autor

RRËFIMI DRITHËRUES/ Sulmuesi i Napolit: Më kaloi jeta para syve. Mendova për fëmijët dhe…

Delo.autor

Leave a Comment