Futboll La Liga Sport

MIQËSORJA/ Spanja kthehet te fitorja falë një të panjohuri, mund minimalisht ekipin e…

Spanja ka mundur 1-0 Bosnje Hercegovinën në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Las Palmas. Një rezultat ngushëllues për skuadrën e Luis Enrique që nuk ka arritur të kualifikohet në fazën finale të Nations League dhe që vinte në këtë takim pas dy humbjesh të njëpasnjëshme të pësuara kundër Anglisë dhe Kroacisë.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, nuk ka qenë një fitore e lehtë për “Furia Roja”, që ka arritur të realizojë golin e fitores vetëm 12 minuta para fundit të ndeshjes. Autori i goli ka qenë mesfushori sulmues 21-vjeçar i Celta Vigo, Brais Mendez. Kjo ka qenë ndeshja e tij të parë me kombëtaren e Spanjës.

Goli i Mendez mund të kishte qenë i dyti për vendasit, duke parë se Morata ka humbur një rast të pastër në minutën e 59-të. Lojtari i Celta-s ka patur mundësi të realizojë golin e dytë personal në minutën e 81-të, por gjuajtja e tij ka përfunduar për pak jashtë.

Për Bosnjen, që është ngjitur në Ligën A të Nations League pasi ka fituar Grupin 3 të Ligës B, kjo ka qenë humbja e parë në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Related posts

E PABESUESHME/ 36 milionë euro në vit, tifozët janë gati të paguajnë super rrogën e Suarez

Delo.autor

DIKUR ISHTE RIVAL ME RONALDON/ Ja trajneri që Juventusi dëshiron në stol

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Mbrëmje për t’u harruar për futbollistin e Shqipërisë, i prish punë ekipit të tij

Delo.autor

Leave a Comment