Futboll La Liga Sport

LAMTUMIRA E PARAKOHSHME NGA FUTBOLLI/ Media katalanase zbulon fundin Sergio Aguero-s

Lajmi i bujshëm vjen nga “El Periodico”. Sergio Aguero do të shpallë të mërkurën vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli. Argjentinasi e ka pranuar se nuk mund të vazhdojë më të luajë në nivele të larta, pasi u diagnostikua me aritmi kardiake pas ndeshjes kundër Alavés më 30 tetor.

Diagnoza e parë kishte parashikuar një ndalesë 3-mujore për Kun, edhe pse prej disa javësh po qarkullonte gjithnjë e më këmbëngulëse lamtumira e parakohshme nga futbolli. 33-vjeçari iu bashkua Barcelonës në verë, pas 10 vitesh të shkëlqyeshme te Manchester City, periudhë në të cilën fitoi 15 tituj, u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League në një sezon dhe vendosi disa rekorde.

Related posts

“JAJA TURE KA QENË UDHËRRËFYES PËR MUA”/ Kesi prezantohet te Barcelona: Telefonata e Ksavit nuk mund të refuzohej, dua trofe me katalanasit

F.autor

Eden Hazard: “Dua lojtarë të mirë”, e ardhmja te Chelsea varet nga merkatoja

Sadik.Autor

PREMIER/ Koordinim perfekt dhe super goditje me kokë, Everton befason ekipin e Mourinhos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment