Futboll Seria A Sport

MIRËPRITET MAROTTA TEK INTERI/ Spalletti: Është si një “playmaker”, luan midis linjave

Mbas pushimit ndërkombëtar, Interi është përqendruar përsëri në Seria A. Aty ku kërkon kthesën bindëse, pas disfatës rëndë që pësoi kundër Atalantas. Synimi është për të mos u shkëputur nga Napoli dhe Juventusi.

Përditë po flitet gjithnjë e me më shumë këmbëngulje për ardhjen dhe ndikimin e menjëhershëm të Bepe Marotta tek Interi. Trajneri zikaltër, Spalletti jep mendimin e tij në këtë drejtim: “Ne duhet të presim, kemi dëgjuar sinjale të klubit dhe sidomos të presidentit.

Nuk mund të them shumë mbi situatat kontraktuale, por jam i bindur për diçka: Marotta është si një “playmaker”, që luan midis linjave. Ai e di më së miri se si ndërtohet një ekip. E ka ndërtuar karrierën e tij hap pas hapi, ka qenë në ekipe të çdo niveli të kampionatit tonë. Rezultatet e arritura flasin qartë për të”.

Related posts

Si sot, 120 vjet më parë zhvillohej kampionati i parë i futbollit në Itali

Sadik.Autor

“GJERMANIA I KA TË GJITHA CILËSITË”/ Trajneri Low: Më pëlqen të ndryshoj modul gjatë ndeshjes, është…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Trajneri Lampard: Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur….

Delo.autor

Leave a Comment