Futboll Sport

“PËRBALLJA” MES DY SHQIPTARËVE NË SKOCI/Grezda shihet si “çelës suksesi” për Rangers në prag të sfidës me Livingston

Sot në Skoci do të ketë një “derbi” futbollistësh të kombëtares shqiptare të futbollit. Rangers, ku luan Eros Grezda, do të përballet me Livingstone, ku aktivizohet Egli Kaja. Që prej ditës së djeshme tifozët e skuadrës së Gerrard sygjeronin, që sulmuesi i krahut të aktivizohet titullar në këtë takim.

Ndërsa mediat në Skoci shkojnë më tej, duke e cilësuar Grezdën s çelësin e suksesit të sotëm ndaj Livingstone. Është faqja online “Rangersnews”, që shkruan se: “Glen Middleton dhe Eros Grezda, do të jenë çelësat e suksesit kundër Livingstone”. Në shkrimin kushtuar dy futbillistëve, analizohet me kujdes paraqitja e futbollistit të kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit të Rangers, ku Grezda shënoi dy gola dhe dha një asist.

“Është e mundshme që Glenn Middleton dhe Eros Grezda të jenë titullar me Rangers sot pasdite. Grezda ka avantazh në krahasim me Daniel Candeias, edhe pse ky i fundit ka përfunduar pezullimin. Middleton përfiton nga mungesa e vazhdueshme e Ryan Kent, i cili ka një dëmtim.

Megjithatë, pavarësisht konkurrencës së tyre përkatëse, të dy meritojnë të jenë titullar, pasi kanë bërë paraqitje të shkëlqyer herën e fundit. Çifti Grezda-Middleton, ka grumbulluar tre gola dhe dy asiste në ndeshjen e fundit kundër Motherwell”-shkruhet në analizën e “Rangersnews”.

Më tej në këtë analizë, shkruhet se dy futbollistët, 18-vjeçari Middleton dhe 23-vjeçari Eros Grezda, janë të duhurit për të furnizuar me topa nga krahët qendërsulmuesin e skuadrës, Morelos.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

FINLANDË-BELGJIKË/ Belgët vijnë si favoritë në këtë ndeshje, skandinavët kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

QESHARAKE/ Shkon për herë të parë në stadium, aktori i Hollywoodit “ngatërron” dy ekipet e Manchesterit

Isa.Autor

Leave a Comment