Futboll Ligue 1 Sport

MONAKO NË “KOHË TË VËSHTIRË”/ Yjet që mund të largohen

As emërimi i Tierri Henri në stol, në vend të portugezit Zhardim, duket se nuk mjaftoi. Për ta përkeqësuar situatën erdhi edhe ndalimi i pronarit të klubit nga Principata, Dmitrij Ribolovlev, i cili akuzohet se ka ndikuar te gjykatësit e një çështje ligjore, në të cilën ishte i akuzuar. Një periudhë e tmerrshme, brenda dhe jashtë fushës, që mund të shoqërohet me pasoja direkte në ekip.

Shitjet e lojtarëve si Mbape, Fabinjo, Bernardo Silva dhe Bakajoko, i sollën arkave të klubit miliona euro përfitime, por detyruan stafin që të bënte edhe një revolucion tekniko-taktik. Në skuadër u afruan talente të rinj, si Aleksandër Golovin, i cili u transferua te Monako pas Botërorit, duke refuzuar Juventusin dhe Çelsin.

Zgjedhje, për të cilën tashmë talenti rus mund të jetë penduar, ashtu si edhe shoku i tij i repartit, Juri Tielemans. Belgu 21-vjeçar është prej kohësh në radarët e klubeve më të mëdha europiane dhe ecuria e dobët mund të ndikojë në vendin e tij rreth së ardhmes. Ekipet nga Anglia, Spanja dhe Gjermania ndjekin me vëmendje zhvillimet te Monako.

Mes talentëve që mund të zgjedhin një tjetër rrugë, larg Principatës, janë edhe dy italianët, Antonio Barreka dhe Pietro Pelegri. I pari ka luajtur shtatë ndeshje, ndërsa i dyti vetëm tre, edhe për shkak të dëmtimeve. Në merkaton e janarit, të gjithë do ti kenë sytë nga Monako, ndoshta për të shpresuar në afrimin e yjeve të rinj me çmim të ulët.

Related posts

SHQETËSIM NË KOFSHË/ Mediat italiane zbulojnë dëmtimin e Gjimshitit, Sylvinho “kryqëzon” gishtat

F.autor

TJETËR TALENT SHQIPTAR NË ZVICËR/ Futbollisti 20-vjeçar nënshkruan për skuadrën e…

Delo.autor

DITË E RËNDËSISHME TEK MILAN/ Blindohet Rebic! Tani Frankfurt…

Delo.autor

Leave a Comment