Futboll Premier League Sport

MOURINHO ME “DHIMBJE KOKE”/ Ylli i United s’do jetë i gatshëm ndaj Juventusit

 Romelu Lukaku mund të mos shërohet në kohë për t’u rikthyer në skuadrën e Manchester United për të luajtur kundër Juventus. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho në përfundim të ndeshjes ndaj Bournemouth.

Portugezi është shprehur se Lukaku mund të humbasë sfidën ndaj kampionëve të Seria A, e vlefshme për Champions League, për shkak të një dëmtimi në muskujt. Megjithatë, ka theksuar se të hënën do të marrë një përgjigje përfundimtare.

“Duhet të pres deri të hënën. Ai ka nevojë për këto dy ditë, është problem i muskujve dhe duhet të presim pak”, tha Mourinho.

Belgu nuk ka qenë në formën e tij më të mirë fizike, pasi nuk ka gjetur portën për United që nga mesi i shtatorit. Ai mungoi edhe në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Everton, e ndërsa gjasat janë që të mos jetë pjesë e 11 as në përballjen me Juventus.

Related posts

NUK DORZOHET/ MESSI nuk e BRAKTIS Argjentinën, gati për dy miqësoret e shtatorit

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mbylli problemet me shtetin, David Beckham gati të marrë titullin prestigjioz

Delo.autor

PAUL POGBA DHE NEYMAR OBJEKTIVAT E REAL/ Flet trajneri Zizu: Jemi duke menduar vetëm për…

Delo.autor

Leave a Comment