Futboll Shqipëri Sport

Moviola/ Kukësi-Flamurtari: Vetëm 1 rast për diskutim, ja vendimi që mori arbitri

Pas polemikave për caktimin e arbitrit Blerim Ziri për ndeshjen e djeshme, Kukësi-Flamurtari, dhe më pas zëvendësimin e tij me Olsi Sokolin, sytë në ndeshjen e luajtur në Kamzë ishin dukshëm te performanca që do të bënin gjyqtarët, të cilët ishin paragjykuar nga vlonjatët.

Përveç disa faulleve të diskutueshme gjatë lojës, ku Sokoli mund t’i kishte menaxhuar më mirë, i vetmi rast për moviolë ishte ai i minutës së 92-të. Mbrojtësi i Flamurtarit, Albi Alla, i rikthyer në fushë pas dëmtimit, rrëzoi Rexhinaldon gjatë një dueli ajror në zonë. Sulmuesi dhe lojtarët e tjerë të Kukësit pretenduan penallti, por gjyqtari vazhdoi lojën. Pamjet filmike i japin të drejtë Sokolit.

Related posts

E zbulon RAI: Berluskoni pronar i Milanit, kinezët janë thjesht fasadë

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një gafe të pabesueshme nga Muriç, Okriashvili ndëshkon Kosovën (VIDEO)

Delo.autor

MOXHI elozhe IGLI TARES/ Punon në hije, krijon ekipe të shkëlqyera, është më I MIRI NË ITALI

Isa.Autor

Leave a Comment