Futboll Sport

NAINGGOLAN/ Nuk pendohem pse e refuzova Chelsean dhe Man Utd’in

Belgu ka ritheksuar që ai është i lumtur që qëndroj në Itali pasi u largua nga Roma për në Inter këtë verë, kurse nuk e ka në plan që të shkojë në Angli
Mesfushori i Belgjikës dhe i Interit, Radja Nainggolan ka treguar se ai nuk është penduar që ka refuzuar Chelsean dhe Manchester United’in në të kaluarën dhe se nuk është penduar po ashtu që ka qëndruar në Serie A duke e lënë Romën për Interin në fillim të kësaj vere.

“Kisha shumë mundësi për t’u larguar”, tha ai për ESPN FC. “Jam një person i atillë i cili që mbi të gjitha dua të jetoj mirë dhe të jem në një klub i cili luan për të fituar, apo të jem aty ku jam i lumtur me jetën që bëj”.

“Ka shumë komponentë- shumë për t’u zhvilluar. Qëndrova në itali, me Romën, sepse dëshiroja që të përfundoja aty sa më mirë që mundem. Të dy skuadrat e Manchester me kërkonin. Ka shumë gjëra që unë nuk jam i intersuar për to. Natyrisht isha i gëzuar për interesin e tyre, por ky ishte realitetit”.

“Në Itali, ju jetoni më mirë-më pëlqen kultura dhe mënyra e jetesës. Chelsea me ofrojë më shumë para dhe po janë klub i madh, por nuk jetojnë kështu”

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/nainggolan-nuk-pendohem-pse-e-refuzova-chelsean-dhe-man-utd-in-598039/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

Pas zhgënjimit në futboll, Terry shijon pushimet në Mykonos (FOTO)

Sadik.Autor

LIVERPOOL NUK GJEN QETËSI/ Pas Salah dhe Van Dijk,një tjetër yll dëmtohet

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan nxjerr në shitje Suson, ja dy klubet që interesohen

Delo.autor

Leave a Comment