Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ish-sulmuesin e Kukësit e kërkon Lacio dhe Torino

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjale për sulmuesin Mirlin Daku. Sipas “Calciomercato.it”, bomberi kosovar, i cili ka realizuar 15 gola në 8 ndeshje me skuadrën e  Ballkanit, ka përfunduar në radarët e Lacios dhe Torinos.

Statistikat e frikshme të ish-sulmuesit të Kukësit, i cili u largua si dështim nga verilindorët, duket se kanë joshur 2 klubet e rëndësishme italiane, të cilat e shikojnë Dakun si një alternativë të mundshme në merkaton e janarit.

Kujtojmë që në të kaluarën, përveç kampionatit kosovar dhe atij shqiptar, 22-vjeçari nga Gjilani, ka provuar edhe një eksperiencë në Kroaci në radhët e Osijekut, por nuk mundi të lërë gjurmë

Related posts

PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ “Bardhezinjtë” rikuperojnë tre lojtarët për sfidën ndaj Udineses, rikthehen…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Zgjidhet lojtari i ndeshjes, por nuk e dallon dot trofeun dhe… (VIDEO)

Delo.autor

ALKARAZ I TREGON VENDIN XHOKOVIÇ/ Thyen rekordin e Nadal në tenis

F.autor

Leave a Comment