Futboll Premier League Sport

KAOSI TEK MAN UNITED/ POGBA: Nuk po e kuptojmë ç’po ndodh, jemi në një gjëndje…

Situata tek Manchester United nuk është aspak e mirë! Në tre ndeshje të luajtura deri në këtë fazë të Kampionatit, “Djajtë e Kuq” kanë arritur të sigurojnë vetëm tre pikë. Nga ana tjetër, posti i Jose Mourinho është në dyshim, teksa edhe vetë portugezi është i pakënaqur me skuadrën, ku në këtë merkato verore nuk ka arritur të marrë asnjë nga lojtarët e kërkuar.

Të gjithë e dinë që gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, e ndërsa askush nuk kupton arsyen. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Pogba, i cili është shprehur se nuk po kuptohet se çfarë po ndodh me skuadrën ku dhe theksoi se ndihet shumë keq për atë se çfarë po u ofrohet tifozëve.

“Ne as nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh. Ndihemi shumë keq veçanërisht për tifozët, duam të bëjmë më të mirën”, u shpreh kampioni i botës, i cili teksa u ndal të fliste për ndeshjen nga Tottenham, tha se goli i parë ishte një goditje për ekipin e tij.

“Ne e filluam mirë ndeshjen, pastaj në gjysmën e dytë pësuam dy gola. Goli i parë ishte një goditje e madhe, pasi kishim lojën në kontroll, pastaj i treti mbylli llogaritë”, përfundoi 25-vjeçari. Ndërkohë, edhe Pogba është vendosur në qendër të kritikave, sipas së cilëve, nuk jep për klubin, atë që jep për kombëtaren e tij, arsye e cila mendohet se është një ndër shkaqet kryesore të marrëdhënies aspak të mirë me Mourinhon.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta rinonvon kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

FITORJA NUK I MJAFTON BAJERNIT/ PSG-ja “hakmerret” dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions-it

Delo.autor

FUND I ÇMENDUR NË “SAN SIRO”/ Inter dhe Sassuolo ndajnë pikët, “zikaltrit” i thonë lamtumirë titullit

Delo.autor

Leave a Comment