Futboll Sport

NDESHJA E PARË E “EPOKËS SË RE”/ Konfirmohen miqësoret e Kombëtares

Gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një listë me ndeshjet që ekipet kombëtare të moshave, të femrave dhe ekipi A do të luajnë gjatë muajit nëntor. Ashtu siç pritej, Kombëtarja e femrave që ende nuk ka një trajner, do të luajë ndeshje miqësore ndaj Sllovenisë në datën 8 nëntor.

N sy bien dy miqësoret që Shqipëria U21 do të luajë ndaj Maltës në datat 16 dhe 19 nëntor, duke qenë se këto miqësore nuk ishin lajmëruar më parë. Interesant është fakti se tekniku Bushi, do të duhet të mendojë për futbollistët që do të ketë në dispozicion, pasi i duhet të të bëjë pa “gardën e vjetër” që ishin pjesë e Kombëtares deri në takimin e fundit ndaj Estonisë.

Që nga miqësorja me Maltën, Shqipëria do të nisë të ketë emra të rinj pasi pak kohë më vonë, nisin eliminatoret e radhës dhe këto miqësore, mund t’i shërbejnë Bushit për të parë elementë të rinj.

Sakaq, në datën 17 nëntor, Shqipëria luan në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë, ndërsa 3 ditë më vonë, luan miqësoren ndaj Uellsit. Ndeshje do të ketë edhe për të rinjtë e Shqipërisë, moshat U15 dhe U19.

Related posts

Në Madrid nuk është më as Zidan e as Ronaldo, Rodrigez pranë rikthimit

Isa.Autor

PAMJET/ Ka pishinë dhe pamje përrallore, shikoni vilën e re luksoze të Nejmar

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Betis leksione Milanit, fiton Leipzig e Arsenal

Isa.Autor

Leave a Comment