Futboll Premier League Sport

TRAJNERI I ARSENALIT/ E merituam të fitonim ndaj Liverpoolit

Unai Emery ka insistuar se barazimi i skuadrës së tij 1-1 me Liverpoolin nuk ishte i drejtë, pasi mendon se Arsenali e meritoi fitoren të shtunën.

Skuadra e Emeryt i shpëtoi humbjes në këtë takim falë sulmuesit francez Alexandre Lacazette, i cili e regjistroi golin e tij të pestë këtë sezon në Premierligë në stil duke shënuar për 1-1 tetë minuta para fundit, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Arsenali tani ka plotë 14 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, me Emeryn që beson se ndaj Liverpoolit do të duhej të ishte fitore jo barazim.

“Ne deshëm të fitonim, por në të njëjtën kohë para nesh patëm një ekip të madh”, tha Emery për BT Sport.

“Kjo paraqitje është e mirë për ne. Punuam mirë në këtë takim, duke i bërë gjërat tona në mënyrë taktike dhe me përkrahësit tanë që na dhanë energji”, shtoi ai.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Ndeshja e Zvicrës starton 20 minuta me vonesë, shikoni çfarë ndodh me portën (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea ofron dy lojtarë dhe para për Haaland, ja vendimi që merr Dortmund…

Delo.autor

VIDEO/ Robinho ka shënuar një gol të magjishëm

Q.Autor

Leave a Comment